Një person është rrëmbyer midis Prishtinës nga katër persona tjerë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I rrëmbyeri edhe është rrahur dhe në fund ka përfunduar në spital pë trajtim.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i Policisë:
Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij është rrëmbyer dhe është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i shoqëruar nga tre persona të tjerë të panjohur. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Foto ilustrim













