Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alba me reagim për Kuranin: Po shitet për interesa financiare

11/09/2026 - 20:04
në ShowBiz
A A
Alba me reagim për Kuranin: Po shitet për interesa financiare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale, pasi sot ka marrë vesh për një situatë që, sipas saj, lidhet me mënyrën se si po shitet Kurani në disa komuna shqiptare me shumicë myslimane.

Përmes disa postimeve në “InstaStory”, Alba ka treguar se është befasuar kur ka mësuar se, sipas saj, në disa xhami nuk mund të gjendet Kurani, ndërsa ai mund të blihet në librari.

“Sot kam marrë vesh budallallëkun numër një edhe jam befasuar. Mora vesh që në disa komuna shqiptare myslimane, Kuran nuk mund të gjesh nëpër xhami, por i gjeni në libraritë e shqiptarëve myslimanë që po e shesin Kuranin me lekë”, ka shkruar Pollozhani.

Ajo ka kritikuar ashpër këtë praktikë, duke e cilësuar si të papranueshme përdorimin e fjalëve të Zotit për përfitime materiale.

 

“Turp edhe haram për gjithë ju shqiptarët myslimanë që i keni marrë fjalët e Zotit t’i përdorni për biznes! Edhe turp edhe haram edhe gjithë ju xhamitë dhe sistemi i gjithë pjesës së fesë myslimane që po e lejoni këtë fenomen që të ndodhë!”, ka deklaruar ajo.

Alba ka vijuar duke u bërë thirrje institucioneve dhe personave përgjegjës në komunitetin fetar që të mos lejojnë që ky fenomen të vazhdojë.

“Vazhdoni akoma lejojeni këtë fenomen që njerëzit të blejnë Kuranin me para dhe t’i tregoni botës që feja myslimane, fjalët e Zotit qenkan biznes. Turp t’ju vijë për haramin që bëni!”, ka shkruar ish-banorja.

Në reagimin e saj, ajo ka theksuar gjithashtu se personat që mbajnë pozita përgjegjëse në komunitetin fetar duhet të jenë më të kujdesshëm, sidomos nëse synojnë që të afrojnë më shumë njerëz me fenë islame.

“Dhe prisni ju që të tërheqni sa më shumë njerëz në fenë myslimane sepse feja myslimane është më e pastër, po pikërisht ju që jeni në pozita duhet të jeni më të kujdesshëm që të mos lejoni këtë fenomen, që njerëzit të mendojnë se fjalët e Zotit janë para edhe janë biznes! Nuk ka pastërti aty, aty ka vetëm haram nga ana juaj!”, ka përfunduar Alba.

Në një tjetër postim, ajo ka reaguar edhe ndaj një personi që, sipas saj, është ndjerë i prekur nga qëndrimi i saj. Alba ka argumentuar se një mysliman i devotshëm duhet ta kuptojë se risku është i caktuar nga Zoti dhe se përfitimi financiar nuk duhet të lidhet me shitjen e Kuranit.

“Edhe i paska ngelur hatri një myslimani të devotshëm që ka Kuran në dorë dhe me bën lekë nga Kurani, por një mysliman i pastër e di shumë mirë që Zoti e ka caktuar riskun për të gjithë. Nuk ka ngelur risku në këtë jetë për me fitu para nëpërmjet Kuranit”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, shumë kohë më parë, gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba kishte folur edhe për dëshirën për të vendosur shaminë.

Në një nga netët Prime, pak para se të eliminohej nga gara, ajo kishte shprehur dëshirën për t’u mbuluar sipas rregullave të fesë islame. Deklarata e saj në atë kohë kishte tërhequr vëmendjen e publikut dhe kishte ngjallur reagime të shumta.

Më vonë, Alba kishte sqaruar përmes rrjeteve sociale se kjo ishte një dëshirë personale dhe pjesë e një rrugëtimi të saj shpirtëror.

Ajo kishte treguar se ishte konsultuar edhe me njerëz të ditur të fesë, të cilët e kishin këshilluar që këtë proces ta ndiqte gradualisht.

Sipas saj, vendosja e shamisë nuk ishte thjesht një ndryshim i jashtëm, por një përgjegjësi shpirtërore që kërkon përgatitje të brendshme, durim dhe përkushtim.

Me reagimin e saj të fundit, Alba ka rikthyer në vëmendje raportin e saj me fenë, ndërsa deklaratat e forta të saj pritet të ngjallin diskutime të shumta në rrjetet sociale.

 

JU REKOMANDOJMË

Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve

Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve
04/11/2026 - 22:40

Nichi dhe Vjollca kanë ndarë momente emocionuese, duke folur hapur për humbjen e njerëzve më të dashur në jetën e tyre. Gjatë bisedës, Nichi kujtoi babanë e tij,...

Më shumëDetails

“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë
04/11/2026 - 18:43

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, është gjendur në qendër të një debati të madh në rrjetet sociale, pas publikimit të një skene të dhunshme në paralajmërimin e...

Më shumëDetails

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’
04/11/2026 - 15:47

Në ditët e para të Big Brother VIP Kosova 5, banorët veçse po njihen me njëri-tjetrin, por edhe kanë filluar me debate. Vjollca Haxhiu në një moment i...

Më shumëDetails

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës
03/11/2026 - 21:28

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa banorët kanë filluar të njihen më shumë me njëri-tjetrin. Krahas...

Më shumëDetails

“Kurrë nuk kam me t’pa si shoqe” – Akili ia shpreh ndjenjat Norës

“Kurrë nuk kam me t’pa si shoqe” – Akili ia shpreh ndjenjat Norës
03/11/2026 - 20:27

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është zhvilluar një bisedë mes Akilit dhe Norës, pasi ky i pari ka zbuluar hapur se ka pëlqim për të. Mirëpo,...

Më shumëDetails

“​​Nuk e di që del drejtori me fol me ty” – përplasje e ashpër mes Zojës dhe Anjezës(Video)

“​​Nuk e di që del drejtori me fol me ty” – përplasje e ashpër mes Zojës dhe Anjezës(Video)
03/11/2026 - 16:00

Debati mes Zojës dhe Anjezës ka eskaluar në përplasje të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Dy banoret kanë shkëmbyer akuza dhe kundërpërgjigje, duke mos...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë