Parulla provokative janë vendosur nga serbët në vendin ku është vrarë polici Enver Zymberi.
Fillimisht Gazeta Online Veriu.info ka marrë informacione nga qytetarë se parulla të tilla janë vendosur në atë vend.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës – Veri.
“Policia e Kosovës ka marrë informacione për vendosjen e disa mbishkrimeve në atë vend dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Do të njoftohet prokurori dhe do të procedohet tutje.” – ka thënë Hoti për Gazetën Online Veriu.info.
Kujtojmë që pak ditë më parë në veri ishte kryeministri Albin Kurti, vizitë kjo që u kundështua ashpër nga politikanët serbë të asaj pjese të Kosovës.













