Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”

12/09/2026 - 20:18
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marshi për Liri bashkoi dhjetëra mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrja politike ishte e ndryshme. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte pjesëmarrës, ndërsa pjesë e marshit u bën zyrtarë të partisë së tij dhe përfaqësues të Qeverisë në detyrë. As kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk mori pjesë, por zyrtarë të kësaj partie po. Më të shumtë në numër ishin zyrtarë të PDK-së dhe Aleancës.

Partia e tij e mbështeti “Marshin për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, megjithatë vet, nuk u bë pjesë e dhjetëra mijëra shqiptarëve që kërkuan drejtësi.

Ai jo, por përfaqësues të Qeverisë në detyrë dhe partisë së Kurtit u panë në marsh.

Ministri në detyrë për Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u shpreh i bindur se 4-shja e UÇK-së do të kthehet e lirë në Kosovë.

“Kjo gjykatë është politike dhe do të përfundojë, katër çlirimtaret do të kthehen të lirë në Kosovë, ashtu shpresojmë dhe besojmë”, tha Hoti.

Hoti pati edhe arsyetim për mospjesëmarrjen e shefit të tij.

“Kjo protestë nuk është e LVV-së, nuk është e asnjë partie politike, po shoh shumë qytetarë këtu, edhe të partive politike, nuk ka rëndësi”.

I ftuar zyrtarisht po, por pjesë e marshit nuk ishte as kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Por në ditën e sotme konsideroi se duhej marshuar pa dallime politike, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Sot duhet të manifestojmë pa dallime politike, ashtu sic ka qenë UCK, ka qenë një qëllim për liri dhe demokraci në këtë vend”.

Ndërkohë për Partinë Demokratike të Kosovës, ky marsh shënon një nga datat më të rëndësishme për shtetin.

“Ne presim që ky epilog, kjo dramë e rëndë për 6 vite të mbajtjes në paraburgim, me datën 16 ta rikthejë fitoren për Kosovën, dhe popoulli shqiptar ta përmbyllë njrën prej betejave më të rënda që e ka pas ndonjëherë, e shoh si një prej dative më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë”.

Në anën tjetër, zyrtarë të Aleancës iu bashkuan marshit në krye me kryetarin Ardian Gjini.
Aty ishte edhe themeluesi i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i shoqëruar me anëtarë të tjerë të Aleancës.

Teksa vetë deputetja, Time Kadrijaj, e konsideroi të pakuptimtë mbajtjen në burg të çlirimtarëve.

“Kjo padrejtësi ti ndodhë Kosovës është non sens, një Gjtykatë e tillë është dashtë të formohet në Serbi për shkak të dhunimeve, masakrave, vrasjeve të fëmijëvë dhe pleqeve, dhe jo në Kosovë”.

Të shtunën, në marshin për liri, kishte të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë deputetët Shqipe Selimi dhe Adnan Rrustemi, kurse nga qeveria në detyrë mes të tjerëve ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqdonci./Tv Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin
12/09/2026 - 21:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka “hapur letrat” për raportin e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse së fundmi, sipas saj, kanë gjetur gjuhën e...

Më shumëDetails

Kurti u kërkoi “të kërkojnë falje për Specialen,” përgjigjet Ahmeti: Ajo u bë për t’ia heq gurin nga qafa UÇK-së

Kurti u kërkoi “të kërkojnë falje për Specialen,” përgjigjet Ahmeti: Ajo u bë për t’ia heq gurin nga qafa UÇK-së
12/09/2026 - 20:09

Ali Ahmeti, një nga figurat e mëdha të UÇK-së dhe lider kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut gjatë pjesëmarrjes në marshin për lirim të drejtuesve të UÇK-së...

Më shumëDetails

Maqedonci reagon pas pjesëmarrjes në marsh: Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi
12/09/2026 - 19:48

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Përmes një postimi,...

Më shumëDetails

Shqipe Mehmeti Selimi pas Marshit për Liri: UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë

Shqipe Mehmeti Selimi pas Marshit për Liri: UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë
12/09/2026 - 19:12

Sot u mbajt “Marshi i Lirisë”, një tubim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, i...

Më shumëDetails

Gjeneral Rrahman Rama: Jam shumë i bindur se do ta fitojmë betejën e 16 shtatorit

12/09/2026 - 19:06

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm në Gjykatën Speciale...

Më shumëDetails

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
12/09/2026 - 18:35

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka folur për skenarët e mundshëm për vendimin final të Hagës. Tromp ka thënë se skenari i parë është që të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë