Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

12/09/2026 - 22:43
në Kryesore, Lajme
A A
VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka lëshuar komunikatë, ku ka bërë të ditur se në seancën e nesërme do t’i votojë propozimet e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitakun e Kujtim Shalën.

Por ky “lëshim pe” i VV-së duket se është pjesë e një plani të orkestruar nga partia e Albin Kurtit, me qëllim të caktimit të datës së zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor, raporton Veriu.info.

Këtë “lëshim pe” të VV-së për nesër, 13 shtator, e kishte paralajmëruar deputeti i PDK-së, Arian Tahiri me një postim të bërë më datë 11 gusht, ku kishte thënë se qëllimi i Albin Kurtit është konstituimi i Kuvendit mes datave 13 shtator dhe 28 dhjetor.

Postimi i Arian Tahiri më 11 gusht:

Albin Kurtit nuk i interesojnë afatet kushtetuese. I intereson skenari i tij.

Objektivi është i qartë: zgjedhjet e reja më 27 dhjetor 2026.

Kuvendin do ta konstituojë, por jo tani. Synimi i tij është që konstituimi të bëhet afërsisht mes 13 dhe 28 shtatorit, në mënyrë që, sipas skenarit politik e procedural, Albin Kurti dhe Ushtruesja e Detyrave të tij si Presidente të mund ta caktojnë 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja.

Konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish skenarin. I aktivizon afatet kushtetuese dhe ia ngushton hapësirën për manovrim.

Prandaj, i duhet edhe rreth një muaj shtyrje.

Dhe këtë shtyrje do ta mbulojë me oferta të papranueshme për partitë parlamentare, me letra zyrtare, mesazhe telefonike dhe “gatishmëri për dialog”, kinse është i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja.

Këto i duhen vetëm për narrativin politik të zgjedhjeve të ardhshme, sepse synimi nuk është marrëveshja. Synimi është mosmarrëveshja që ta jetësojë skenarin e tij.

As Albin Kurti dhe as Gjykata Speciale, nuk do të mund t’i jetësojnë skenarët e tyre!

JU REKOMANDOJMË

“Dorëzohet” LVV: Nesër votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

“Dorëzohet” LVV: Nesër votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
12/09/2026 - 22:26

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive...

Më shumëDetails

Policia me plan operativ në veri: Ndalohen veturat me simbole kombëtare

Policia me plan operativ në veri: Ndalohen veturat me simbole kombëtare
12/09/2026 - 21:31

Policia e Kosovës, është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, ku s’po lejohen vetura me simbole kombëtare që të kalojnë në Mitrovicën e Veriut....

Më shumëDetails

Endrit Thaçi pas marshit të sotëm: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Endrit Thaçi pas marshit të sotëm: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët
12/09/2026 - 21:30

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në...

Më shumëDetails

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin
12/09/2026 - 21:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka “hapur letrat” për raportin e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse së fundmi, sipas saj, kanë gjetur gjuhën e...

Më shumëDetails

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”

Deputetë të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”
12/09/2026 - 20:18

Marshi për Liri bashkoi dhjetëra mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrja politike ishte e ndryshme. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte pjesëmarrës, ndërsa pjesë e marshit...

Më shumëDetails

Kurti u kërkoi “të kërkojnë falje për Specialen,” përgjigjet Ahmeti: Ajo u bë për t’ia heq gurin nga qafa UÇK-së

Kurti u kërkoi “të kërkojnë falje për Specialen,” përgjigjet Ahmeti: Ajo u bë për t’ia heq gurin nga qafa UÇK-së
12/09/2026 - 20:09

Ali Ahmeti, një nga figurat e mëdha të UÇK-së dhe lider kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut gjatë pjesëmarrjes në marshin për lirim të drejtuesve të UÇK-së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë