Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

13/09/2026 - 18:10
në Kryesore, Lajme
A A
OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka frikë se ndërkombëtarët sikur po paralajmërojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në shkallë të parë të mërkurën, e më pas lirimin e tyre në Apel.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati publikoi në Facebook një apel të veteranëve të UÇK-së për Bashkimin Europian dhe “ambasadorët e huaj”.

“Veç çka nuk po thonë direkt: ‘Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm’. Kjo është një lojë e pistë politike me shkallët e drejtësisë”, shkroi Gucati në Facebook.

Apeli i veteranëve të UÇK-së përmes Hysni Gucatit:

APELI i veteranëve të UÇK-së për BE-në dhe ambasadorët e huaj

Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja, në përpjekje për t’i menaxhuar pakënaqësitë qytetare lidhur me Gjykatën Speciale, po thonë: më 16 shtator nuk përfundon gjithçka, sepse palët e kanë Apelin.

Veç çka nuk po thonë direkt: “Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm”.

Kjo është një lojë e pistë politike me shkallët e drejtësisë.

Gjykata Speciale, që nga fillimi, u ka raportuar diplomatëve, sepse është krijuar dhe mbështetur prej tyre. Ajo nuk ka vepruar asnjëherë si një institucion i pavarur i drejtësisë.

Madje, më shumë është dukur e shqetësuar për qëndrimet e përfaqësive diplomatike sesa për gjetjet e organizatave ndërkombëtare lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur aty.

Për gati gjashtë vjet, kjo gjykatë ka prodhuar vetëm narrativë që i ka shërbyer Serbisë.

Çdo pretendim të Serbisë e ka adresuar dhe rehabilituar. Pavarësisht mungesës së kredibilitetit të dëshmitarëve serbë, i ka pranuar si dëshmitarë. Pavarësisht paqëndrueshmërisë së dëshmive të tyre, pretendimet serbe janë trajtuar si material për gjykim.

Prandaj, dëshirë e disa ambasadorëve mund të jetë edhe tani që Gjykata Speciale të vazhdojë t’i shërbejë Serbisë me një vendim në shkallën e parë, për ta korrigjuar më pas në Apel, siç po tentohet të na thuhet. Por, një vendim i padrejtë në shkallën e parë nuk zhbëhet me një pafajësi në shkallën e dytë.

Dëmi për Kosovën bëhet atë ditë. Historia rishkruhet atë ditë. Serbia e shfrytëzon atë ditë.

Dhe Serbia nuk e pret Apelin.

Ajo e përdorë menjëherë një vendim të tillë në OKB, në diplomaci, në fushatën për çnjohjet e Kosovës dhe në përpjekjet e saj për ta delegjitimuar Kosovën si shtet.

Pasojat do të ishin shumë të mëdha edhe brenda Kosovës.

Nëse një gjykatë e lidh luftën çlirimtare të Kosovës me kriminalitet të organizuar, dëmi nuk mbetet vetëm në sallën e gjyqit në Hagë. Nga ajo sallë do të kriminalizohej botërisht lufta e UÇK-së.

Dhe bashkë me të do të prekej edhe legjitimiteti i çlirimit të Kosovës, intervenimi i NATO-s dhe vetë shtetësia e Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Rambuje ishte vendimtar për intervenimin e NATO-s. Në koordinim me katër ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, aleanca veriatlantike koordinoi edhe bombardime të ndryshme të caqeve serbe.

Prandaj, një narrativë që e kriminalizon luftën e UÇK-së nuk prek vetëm të kaluarën. Ajo prek edhe bazën politike dhe morale mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

Po ashtu, ajo godet edhe karakterin shumetnik të Kosovës, në të cilin bashkësia ndërkombëtare ka investuar që nga viti 1999.

Gjykata Speciale, në rast të një vendimi të padrejtë, Serbisë do t’i jepte municion të ri diplomatik.

Një vendim i padrejtë që kriminalizon luftën tonë, në kohën kur Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e veta dhe ta glorifikojë aparatin shtetëror që i kreu ato, nuk prodhon paqe.

Prodhon plagë të reja. Prodhon tension. Prodhon konflikt të ri.

Bashkësia ndërkombëtare ka investuar 27 vjet duke na folur për paqe, pajtim dhe bashkëjetesë. Prandaj, duhet ta dijë se paqja nuk ndërtohet duke e poshtëruar drejtësinë.

Pajtimi nuk ndërtohet duke kriminalizuar viktimën si palë.

Dhe stabiliteti nuk ruhet duke luajtur me plagët e popullit tonë.

Drejtësia nuk është lojë me shkallë, ku dëmi i shkaktuar në të parën harrohet pas vendimit të dytë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka tradhtuar besimin e Kosovës, sepse ia ka tjetërsuar misionin dhe qëllimin Gjykatës Speciale.

Ajo nuk duhet ta humbasë edhe atë që ka mbetur mes nesh.

Vendimi i padrejtë nuk sjell paqe, por konflikt.

Dhe kushdo që sot po luan me këtë zjarr, nesër nuk mund të thotë se nuk e dinte çfarë po bënte.

Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm në fund. Ajo duhet të jetë e drejtë qysh në fillim.

Prandaj, APELI që veteranët e UÇK-së ia drejtojnë BE-së dhe ambasadorëve të huaj është që të mos bëjnë politikë me vendimin e 16 shtatorit në Gjykatën Speciale.

Mos luani më shumë me plagët tona! Mos e bëni këtë gabim!

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së së UÇK-së

JU REKOMANDOJMË

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
01/11/2026 - 00:22

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara - themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për...

Më shumëDetails

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
31/10/2026 - 21:54

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë