Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DOKUMENT| Greva në shkolla, Përparim Rama hap tender 400 mijë euro për “tabela të mençura” për mësuesit

09/09/2022 - 13:39
në Kryesore, Lajme
A A
DOKUMENT| Greva në shkolla, Përparim Rama hap tender 400 mijë euro për “tabela të mençura” për mësuesit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tender në vlerë të 400 mijë eurove e ka hapur Komuna e Prishtinës, përmes të cilit parashihet të blihen disa tabela të mençura për mësimdhënësit. Është kërkuar që këto tabela të jenë të cilësisë së lartë.

Mësimi në shkollat e Kosovës ende nuk ka filluar, pasi mësimdhënësit tash e dy javë janë në grevë.

Por, një “dhuratë” e mirë po i pret mësuesit e shkollave të Prishtinës, kurdo që ata kthehen në mësim.

Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama ka vendosur që të blejë tabela të mençura për mësimdhënësit, shkruan Demokracia.com.

Tenderi që është hapur për këtë punë kap vlerën e 400 mijë eurove, derisa është paraparë të blihen 175 tabela të mençura.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 400 000,00. Numri i tabelave 175 copë. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 16.09.2022”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, përcjell Demokracia.com.

Sipas detajeve që janë dhënë nga komuna, këtë tabela janë duke u blerë për ta bërë sa më të lehtë punën e mësimdhënësve.

“Duke pasur parasysh që shkollat kanë nevojë për digjitalizim të shërbimeve emergjente në arsim sidomos në cilësinë e mësimdhënies është shumë e rëndësishme dhe emergjente që të shkurtohet afati për furnizim me tabela të mençura digjitale për institucionet arsimore”, thuhet në sqarimin e këtij institucioni.

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe disa specifika që tregojnë sesi duhet të jenë tabelat e mençura.

“Tabele Interaktive: Dimenzioni i sipërfaqes punuese: Së paku 75″ (Inch) . Raporti i pamjes: 16:9. Rezolucioni maksimal i ekranit: 4K UHD, (3840 × 2160). Dritat e brendshme: Direct led DLED. Jetëgjatësia: ≥ 50,000 orë. Raporti i kontrastit: 5000:1 Shkëlqimi (maksimumi): ≥ 350 cd/m². Koha e përgjigjes: ≤ 6ms (max touch inputs).Këndvështrim i pamjes : 178°. Xhami: kundër shkëlqimit. Memoria: 32 GB, 3 GB DDR”, thuhet në dosjen ku janë dhënë edhe shume detaje të tjera për këto tabela.

Po ashtu, është bërë me dije se këto pajisje duhet të kenë garancion 1 vjet, shkruan Demokracia.com.

Punonjësit e arsimit, ashtu si edhe shërbyesit civilë, janë në grevë me kërkesën për rritje pagash, përkatësisht për 100 euro shtesë. Greva në arsim po vazhdon që nga 25 gushti.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë