Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?

14/09/2026 - 20:05
në Lajme, Pa kategori
A A
Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bosi i markës së mashtrimit me qumështin Lufra, Arben Ndreka, ka hapur një kartel kompanish dhe fondacionesh, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi parash, produkt i aktivitetit kriminal kundër shëndetit të popullatës, duke shitur qumësht me kimikate dhe ujë, me etiketë ‘qumësht natyral’. Vitin e kaluar, Arben Ndreka, përmes kompanisë së Lufrës, ADG shpk, ka themeluar kompaninë e ndërtimit Borsh Bay, bashkë me dy hajdutët e tenderave publikë, çerrat nga Bishqethëmi i Lushnjës, Anea dhe Aldi Llazi.

 

Ndreka dhe Llazët kanë nisur lëvizjen për sigurimin e një toke të tjetërsuar publike me letra false në Borsh, me qëllim ndërtimin e një resorti. Përmes kompanisë pa kapital, synohet pastrimi në ndërtim i parave të korrupsionit me tendera dhe parave produkt i krimit ushqimor, duke shitur qumësht të përzier si qumësht natyral, si dhe nënproduktet e qumështit. Pas çerrave të tenderave Llazi fshihet një grup kriminal, ku nuk përjashtohet mundësia që në resortin e planifikuar të hidhen edhe paratë e drogës.

(Anea dhe Aldi Llazi)

Ndërkaq, Arben Ndreka, qëndron edhe pas disa kompanive dhe fondacioneve të regjistruar në emrin e rrethit familjar. Stani shpk, LF HOLDING, Crown Secyrity Services, DHOMA EKONOMIKE E GRAVE TË SHQIPËRISË, DUKAT WATER, FONDACIONI BLEGTORIA DHE BUJQËSIA SHQIPTARE etj., janë disa nga kompanitë dhe fondacionet të bosit të Lufrës. Kompania e Lufrës (ADG shpk) rezulton me bilance modeste në raport me aktivitetin real. Dhjetë vite më parë fitimet ishin 100 deri në 200 mijë euro në vit, ndërsa vitet e fundit rezulton me rritje deri në 900 mijë euro në vit.

Ndërkaq, fitimet e kompanisë Llazi shpk, edhe pse ka përfituar dhjetëra milionë euro tendera, arrijnë nga 200 deri në 600 mijë euro në vit. Të ardhurat nga të dy kompanitë janë të pamjaftueshme për të nisur ndërtimin e resortit në jug të vendit, ndërsa bankat janë tejet shtrënguese në dhënie e kredive nëse pas projektit nuk fshihen para të pista.

Mashtrimi ‘Lufra’, krimi ndaj shëndetit

 

Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës Lufra kanë në përmbajtje niseshte, qumësht pluhur, uji dhe sidomos vaj palme, madje aflatoksinë, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me natyrale dhe yndyrë qumështi natyral. Të njëjtin aktivitet kriminal kundër shëndetit të popullatës me qëllim fitimi ushtrojnë edhe kompanitë e tjera Erzeni, Mirel, Ajka, Gjirofarm etj.

Arben Ndreka është një nga bosët e mafies së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Në të gjitha analizat e kryera nga gazetarët investigativ, produket e markës Lufra dalin më të kontaminuarat me kimikate. Analizat reflektohen edhe në denoncimet e qytetarëve. “Lufra” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët në rrjete sociale për qumësht të holluara me ujë, të skaduar dhe me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme kancerogjene.

Mashtrimi/ Kompania “Lufra” reklamon lopën Lara, por s’ka fermë

Për të rregulluar paksa reputacionin dhe për t’u dukur më të besueshëm para shqiptarëve, kompania “Lufra” përdor si modele lopën Lara për të cilën shprehet se ‘është zonja më punëtore e fermës që sjell prodhim të freskët në tryezat tona’. Në fakt kemi të bëjmë me një mashtrim. Lufra nuk ka as lopë dhe as dele. Ka vetëm fabrikë që bashkon kimikate, duke i shitur për qumësht, kos, dhallë, djathë, gjalp etj.

Kontrollet e AKU, Lufra dhe Erzeni krime kundër shëndetit të shqiptarëve 

 

 

Nga kontrollet e kryera në territorin e Vlorës, AKU ka zbuluar se produktet e kontaminuara i përkasin dy prej markave më të njohura në vend: Lufra dhe Erzeni. Nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Kjo substancë është e njohur për efektet e saj kancerogjene dhe gjenotoksike, veçanërisht të rrezikshme për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt të qumështit.

Miliona litra vaj palme në qumësht

Çdo vit, në Shqipëri, futet përmes pikave doganore, rreth 3 milionë litra vaj palme. Në vitin 2024, Shqipëria importoi një sasi galopante prej 2.9 milionë litrash vaj palme, që u përdor masivisht në industrinë e përpunimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij.

Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, kjo është një praktikë që po zëvendëson gjithnjë e më shumë përbërësit natyralë, në një përpjekje të industrisë për të përballuar mungesën e prodhimit vendas dhe kërkesën gjithnjë e më të lartë, sidomos gjatë sezonit turistik.

Ekspertët sinjalizojnë se rënia drastike e numrit të gjedhëve në vend ka çuar në një krizë të prodhimit të qumështit të freskët. Përballë kërkesës në rritje, sidomos në periudhat e fluksit turistik, industria ka zgjedhur rrugën më të lirë, por më të rrezikshme: shtesat artificiale.

Vaji i palmës, për shkak të kostos së ulët, përdoret për të rritur volumin e prodhimit dhe për të ulur çmimet. Por ky “kompromis ekonomik” sjell me vete rreziqe serioze për shëndetin publik, sidomos kur përdoret në mënyrë të fshehtë, pa transparencë në etiketim dhe pa kontrolle të mjaftueshme nga institucionet shtetërore.

Rasti i vajit të palmës nuk është i vetmi që ka tronditur besimin e qytetarëve. Shqipëria është përballur me një sërë skandalesh ushqimore të përsëritura, nga mandarinat me pesticide te luleshtrydhet, mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë etj.

Lufra përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., por edhe të biznesmenëve që mashtrojnë me qumështin dhe nënproduket e tij, ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.

Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

(Arben Ndreka dhe Piro Karanxha)

Nga fondet për buqjësinë ka përfituar edhe Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, i skeduar për kos me fekale, mashtrim me pasoja të rënda dhe produkte skarco, bashkë me pronarin e Lufra, Arben Ndreka, kompani të denoncuara herë pas here për mashtrim me produktet e bulmetit, për përzierje me vaji palme, niseshte dhe pluhur qumështi.

Rreth 800 mijë euro ka përfituar kompania kriminale Lufra nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë. Rreth 600 mijë euro ka përfituar nga buxheti i shtetit.

 

JU REKOMANDOJMË

Edhe babai i kryeministrit, Zaim Kurti i pranishëm në takimin e sotëm të VV’së

Edhe babai i kryeministrit, Zaim Kurti i pranishëm në takimin e sotëm të VV’së
31/10/2026 - 19:03

Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjës Vetëvendosje ka mbajtur një takim. Në këtë takim, ka qenë edhe Zaim Kurti, babai i kryeministri të vendit, dhe njëherësh...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
31/10/2026 - 18:04

Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë