Ministria e Mbrojtjes, e cila udhëhiqet nga Ejup Maqedoni, ka realizuar një tender në vlerë 951,660€ përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh kritikohet për mungesë transparence.
Ky dikaster ka rekomanduar për kontratë “RIT Kosova, A.U.K College”, për shërbimet e shkollimit për QSU për nevojat e FSK’së në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Rekomandimi është bërë me 7 gusht, kurse finalizimi i ujdisë mes palëve pritet të ndodh pas pak ditësh.

Ministria e Mbrojtjes ua kishte dërguar ftesën për ofertim vetëm një kolegji, i cili edhe u shpall fitues.
Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:
1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/













