Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve të UÇK-së nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale në Hagë.
Haradinaj tha se ata nuk kanë “asnjë send” me Policinë”.
“Asnjë sen me Policinë tonë nuk kemi. Ne e kemi me njerëzit që na përfaqësojnë politikisht dhe ata nuk nuk na përfaqësojnë veç një parti, por të gjithë kanë gabime dhe ne duhet me thirrë për unitet, bashkim dhe veprime konkrete. E gjithë politika bashkë! Bashkim! Bashkim! Bashkim! Vetëm kjo na çon përpara”, tha ai.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.













