Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë.
‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët do ta përdorin këtë situatë, kinse shqiptarët do të hakmerren nëpër pakica, prandaj mos shkoni në Graqanicë nëse e doni kombin tuaj, kemi raste të ndryshme ju kujtohet rasti Panda, mos bini pre e provokimeve’’, ka thënë Haradinaj.
Gjykata Speciale sot i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burgim.













