Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

16/09/2026 - 19:29
në Lajme
A A
Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Kosovo Albanians gather during a rally in Pristina on September 16, 2026 on the day of the war crimes verdict in the trial held in The Hague of former Kosovo President Hashim Thaci and three senior ex-guerrilla leaders. Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years by a tribunal in The Hague on Wednesday for war crimes, the court said in a long-awaited verdict likely to spark outrage in the Balkan country. The judges said Thaci, who was tried along with three other former guerrilla leaders, was guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment committed by guerrilla fighters. (Photo by Elvis BARUKCIC / AFP via Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim nga një tribunal në Hagë të mërkurën, më 16 shtator, për krime lufte, tha gjykata në një aktgjykim të shumëpritur që pritet të shkaktojë zemërim në vendin ballkanik. Gjykatësit thanë se Thaçi, i cili u gjykua së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë guerilë, ishte fajtor për arrestime të paligjshme, torturë, vrasje dhe trajtim mizor të kryera nga luftëtarë guerilë, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

Në kryeqytetin e Kosovës, një turmë e madhe u mblodh për ta ndjekur drejtpërdrejt në ekrane të mëdha dënimin e një burri të cilin shumëkush e nderon si hero. Teksa u shpall vendimi, turma heshti, ndërsa shumë njerëz dukej se ishin të tronditur nga vendimi, pas javësh përgatitjesh nga mbështetësit e tij për një pafajësi të mundshme.

Edhe figurat e tjera të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, u shpallën fajtorë dhe u dënuan. Krasniqi mori 25 vjet burgim, Selimi 13 vjet dhe Veseli 18 vjet. Sipas gjykatës, të katër u shpallën penalisht përgjegjës për ndalimin arbitrar dhe torturimin e qindra njerëzve, si dhe për 96 vrasje, por u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Turma të mëdha në mbështetje

Gjykata tha gjithashtu se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kishin “kontribuar në mënyrë të konsiderueshme” gjatë konfliktit në Kosovë në një qëllim të përbashkët kriminal, që kishte në shënjestër kundërshtarët e perceptuar të synimeve politike dhe ushtarake të UÇK-së. Thaçi dha dorëheqjen si president dhe iu dorëzua gjykatës pas aktakuzës së ngritur ndaj tij në vitin 2020. Ai ka qëndruar në paraburgim në Hagë që atëherë, ndërsa koha e kaluar në paraburgim është llogaritur në dënimin e tij.

Për shumë njerëz në Kosovë, Thaçi dhe UÇK-ja janë simbole të lëvizjes së saj për pavarësi. Pas luftës, Thaçi mbeti një figurë qendrore politike dhe luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e pavarësisë së saj në vitin 2008. Gjatë gjithë gjyqit, imazhet e 58-vjeçarit, i cili gjithashtu shërbeu si kryeministër, janë shfaqur rregullisht në billborde të mëdha nëpër vend.

Pritjet për lirimin e mundshëm të Thaçit dhe të bashkëakuzuarve të tij tërhoqën turma të mëdha në një tubim gjatë fundjavës, ndërsa të mërkurën, qindra njerëz u mblodhën sërish në kryeqytet para shpalljes së aktgjykimit, teksa orët numëronin mbrapsht deri në vendim. Sapo u bë e qartë se ish-presidenti do të mbetej në paraburgim, sheshi u zbraz pothuajse tërësisht brenda pak minutash.

“Një aktgjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Është një vendim i trishtueshëm, i padrejtë dhe i pamerituar”, u tha mediave jashtë gjykatës ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. “Dënimi dhe një dënim kaq i rëndë për katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një padrejtësi e papranueshme, një ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, shkroi kryeministri Albin Kurti në Facebook pasi u shpall dënimi.

Gjykatë kontroverse

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), megjithëse janë të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga gjykatës ndërkombëtarë, u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës, posaçërisht për të ndjekur penalisht krimet e dyshuara të kryera nga pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Para themelimit të gjykatës, rastet e mëparshme në Kosovë kryesisht dështuan për shkak të frikësimit të pretenduar të dëshmitarëve dhe ndërhyrjeve politike. Gjykata, e cila ka qenë thellësisht jopopullore që nga themelimi i saj, e ka nxitur edhe më tej akuzimin përanshmëri politike përmes përdorimit të provave të siguruara nga Beogradi, i cili ende refuzon ta njohë pavarësinë e ish-provincës së tij.

Prokurorët janë përpjekur gjatë gjithë gjyqit të bëjnë dallimin mes luftës së vendit për pavarësi dhe burrave që po gjykohen. Ata thonë se të katër burrat janë përgjegjës për krimet e kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në objektet e ndalimit të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje, si dhe për vrasjet e motivuara politikisht të civilëve serbë, shqiptarë dhe romë. Krimet u kryen gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës, e cila shkaktoi rreth 13,000 viktima.

Në përgjigje, avokatët e burrave kishin argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të rreptë komanduese dhe se figurat e larta nuk mund t’i kontrollonin luftëtarët që kryen krime dhe as të mbaheshin përgjegjëse për ta.

JU REKOMANDOJMË

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
16/09/2026 - 21:31

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë që kishte pasur me nënën e Thaçit, para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Sot do të duhej të kishte seanca të jashtëzakonsme. Kurti nuk është në Kosovë, po ju të tjerët ku jeni?

Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
16/09/2026 - 21:29

Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se sonte Kuvendi do të duhej të mbante seancë të jashtëzakonshme. Haradinaj në një shkrim në Facebook ka thënë...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për katërshën e UÇK-së, reagon Sami Lushtaku

Lushtaku për sulmet ndaj tij: Ata që fyejnë e shajnë, i shërbejnë Serbisë!
16/09/2026 - 21:21

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep...

Më shumëDetails

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së
16/09/2026 - 20:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi. Sadiku ka thënë se...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin
16/09/2026 - 20:38

Ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur sot në gjyqin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve....

Më shumëDetails

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin
16/09/2026 - 20:15

vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit. Pas takimit, ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë