Bashkëluftëtari i Hashim Thaçit, tha se me verdiktin dënues nga Gjykata e Hagës, sipas tij, krerët e UÇK-së dhe popullin e Kosovës e tradhtoi Evropa.
“Me të thënë të drejtën jemi shumë keq, jemi shumë keq, e kemi përjetuar shumë keq, po aq sa luftën, luftën që na e bënë padrejtësisht serbët, sepse shqiptarët kurrë nuk i kanë pasur qejf luftërat, dhe kurrë nuk i kanë filluar të parët diku luftën. Shqiptarët gjithmonë e kanë mbrojtur atdheun e vetë, familjet e veta dhe popullin shqiptar. Edhe një herë e pamë ne që Evropa në tradhtoi, na tradhtoi fuqishëm me aktakuza të Serbisë dhe u bë krah i Serbisë”.
“Ne prej paslufte e këndej, na kanë ra gjithmonë në qafë. Prokurorët e UNMIK-ut, prokurorët e EULEX-it, tash edhe kupola e tyre ishte që edhe krerët e UÇK-së t’i burgosin në mënyrë të padrejtë me aktakuza të Serbisë”, tha Hoti në emisionin “Ora Shtatë”.












