Veprimtari i njohur në mërgatë, Hektor Beqiri, ka thënë se çlirimtarët nuk u kthyen të fundit nga beteja sepse luftën për drejtësi ende nuk e kanë përmbyllur, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas tij ajo që ndodhi dje në Hagë ishte më shumë se një teatër, ishte një tragjikomedi e luajtur nga “aktorë” të veshur me pelerina të zeza.
“Sigurisht, kryesori nga këta “aktorë”, mjekërrbardhi me çekan në dorë, mund të ketë menduar se perdja që ra dje do të mund ta burgoste e ta njolloste një popull të tërë. Por as ai, e as askush tjetër në botë, nuk mund të hedhë një gram baltë mbi çlirimtarët. Kurrë!” – shkruan Beqiri.
Hektor Beqiri është njeriu që i kaloi mbi 100 ditë në Hagë, duke iu qëndruar afër çlirimtarëve.
Postimi i plotë:
Çlirimtarët nuk u kthyen të fundit nga beteja. Luftën pa armë, por për drejtësi, ende nuk e kanë përmbyllur.
Ajo që ndodhi dje në Hagë ishte më shumë se një teatër; ishte një tragjikomedi e luajtur nga “aktorë” të veshur me pelerina të zeza.
Sigurisht, kryesori nga këta “aktorë”, mjekërrbardhi me çekan në dorë, mund të ketë menduar se perdja që ra dje do të mund ta burgoste e ta njolloste një popull të tërë.
Por as ai, e as askush tjetër në botë, nuk mund të hedhë një gram baltë mbi çlirimtarët. Kurrë!
Pastërtia e luftës sonë për liri dhe pavarësi, për ne, nuk vërtetohet me një copë letër, e as me dëshmi e dëshmitarë të “shkolluar” nga armiku!
Gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e luftëtarëve të lirisë mbeten pjesë e kujtesës sonë dhe e historisë së Kosovës. Janë vula e vërtetë e drejtësisë.
Tash na pret akti i dytë i kësaj shfaqjeje të madhe. Por, sigurisht, aktorët nuk do të jenë të njëjtë, e as rrjedha e procesit. Fundi hiç se hiç.
Apeli do ta thotë fjalën e vet, kryesoren.
Kokën lart, ballin hapur. Liri për çlirimtarët. 🇽🇰✊












