Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se sot është takuar ndaras me liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.
Hamza ka thënë se takimet i ka kërkuar vetë, pas vendimit të fundit në Hagë.
“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet”, ka shkruar Hamza.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve është diskutuar për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballet vendi, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.
“Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka thënë ai.













