Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që shfrytëzoheshin nga të dyshuarit.Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe tre telefona celularë.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike
Prishtinë, më 7 nëntor 2026
Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit te të njëjtit në dy vetura dhe një banese që i kishin në shfrytëzim, janë gjetur dhe sekuestruar: 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e narkotikëve, 2 paketime me folje që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe tre telefona celularë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
















