
Greva e Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës mund të marrë fund qysh nesër.
Një takim i dytë pritet të zhvillohet mes Këshillit Ekonomik Social, sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ky takim do të zhvillohet nesër rreth orës 12:00.
Ndryshe, edhe pse në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është arritur asnjë marrëveshje, merret vesh se ka pasur sinjale pozitive.
Gjatë takimit të sotëm palët kanë pasur dakordim “për diçka” e ku te dyjat palët kanë vendosur të heshtin për “marrëveshjen në parim”, raporton Sinjal.
Tash e sa ditë mësimdhënësit janë në grevë. Kjo për faktin se mësimdhënësit po kërkojnë nga 100 euro shtesa, deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Kujtojmë se, Jasharaj gjatë ditës së sotme tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.












