Barcelona është gjithnjë e më pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Raphinhan.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, negociatat mes klubit katalanas dhe përfaqësuesve të brazilianit janë në një fazë të avancuar dhe po zhvillohen pozitivisht.
Marrëveshja e re pritet të përfshijë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës për Raphinhan, si pjesë e përpjekjeve të Barcelonës për ta mbajtur sulmuesin brazilian në klub për një periudhë më të gjatë.












