Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Majko pas vendimit të Speciales: Ku gabuam?

19/09/2026 - 19:23
në Lajme, Pa kategori
A A
Majko pas vendimit të Speciales: Ku gabuam?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, shtron pyetjen “Ku gabuam?”, duke shprehur pikëpamjen se sot, reflektimi se ku gabuam duhet të jetë kolektiv!

“Pas deklarimit të vendimeve të Hagës në dënimin për “krime lufte” të drejtuesve të UÇK-së, vjen një reflektim i cili bllokohet nga pyetja “Ku gabuam?”…

Dënimet e fundit në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në një varrezë ambicjesh!

Prezenca e politikanëve sot, i ngjan shpejgimit dorëzues se “… në fund, nuk munda të bëj asgjë, veç të isha i pranishëm!”

Në të tilla momente njeriu sajon histori për ti dhënë kuptim të shkuarës… derisa trillimi zëvendëson të vërtetën! Ky është ngushëllim por jo justifikim!

Ngushëllimi i parë është ai që UÇK doli e pastër nga gjykimi në Hagë! UÇK po rikonsiderohet si një “ushtri e mirë” por me drejtues të akuzuar për krime lufte!…

Kriza që prodhoi Haga, nuk është vetëm politike! Ajo do të ngrejë pyetje të vështira nga shqiptarët e rinj për këtë trashëgimi e cila po legalizohet në Hagë!

Përgjigjet që nuk thuhen sot, do të kuptohen nesër!”, shkroi në Facebook, Majko.

Sipas tij, “krimet e luftës” për të cilat akuzohen drejtuesit e UÇK-së janë kryesisht të periudhës së pas luftës, mbas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ku Jugosllavia e mbetur, firmosi humbjen e luftës!

Shton se “krimet e luftës” janë pjesë e betejave politike se kush do të drejtonte Kosovën pas luftës!

“Tek “krimet e luftës” u paketuan dëshmitë e spiunëve të Serbisë me ata që u përplasën politikisht me ish drejtuesit e UÇK-së kryesisht, PAS LUFTES!

Tek “krimet e luftës” u ndërlidhën akuzat për korrupsion për ish drejtues të UÇK-së PAS LUFTËS!

Për ata që vlerësojnë se me gjykimin e Hagës për shpalljen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si “kriminel lufte” është vendosur drejtësia kanë një gabim në interpretim!

Serbia si aktorja më aktive e gjykatës së Hagës për dënimin e shqiptarëve nuk i intereson se cfarë ka ndodhur PAS LUFTËS! Ajo kërkon një justifikim substancial për domethënien e krimeve të saj shtetërore karshi shqiptarëve!

Serbët janë një komb i edukuar me narcizisëm! Serbia dëshiron të fitojë LUFTËN e humbur në librat e historisë!

Vendimi për “krime lufte” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë të mjaftueshme për “revanshin” në betejën e historisë së shkruajtur!

Vini re që dënimet maksimale janë për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin të cilat kanë qenë fytyrat më publike të UÇK-së gjatë Luftës!

Krenaria në historinë e shqiptarëve pas Skënderbeut nuk ka fytyra udhëheqësish! Të gjithë kanë nga një “bisht” me akuza për tradhëti apo diktatorë!

Kjo është pjesë e dramës shqiptare dhe deformimit që kundërshtarët e tyre gjeopolitik kanë nxitur! Por ajo është pasojë edhe pasionit pa kufizime dhe egos së drejtuesve të një kombi me histori shtetërore modeste!

Deformimet për ti trajtuar shqiptarët si komb i dështuar hyn tek një teknikë historike që nuk shkruhet por nënkuptohet!

Luftërat serbe fillojnë në libra për të vazhduar në realitet! Vendimi i Hagës ishte i rëndësishëm për “librin” e ri të RIKTHIMIT të Serbisë në Kosovë…

Ndaj sot, reflektimi se KU GABUAM duhet të jetë kolektiv

Pyetja më e rëndë, është PSE në Hagë humbëm betejën me Serbinë? Përgjigja se na “tradhëtuan”… është veç ngushëllim!”, shkroi Majko.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Gjini: Kishte qenë mirë Rama me ia prezantu atë draft Kosovës, kemi shumë të panjohura rreth tij
07/11/2026 - 15:48

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe ka akuzuar pushtetin për keqqeverisje, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies institucionale. Në një...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person
07/11/2026 - 15:23

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia. Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri...

Më shumëDetails

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë
07/11/2026 - 15:08

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur më 7 nëntor 2026, ku ka vlerësuar bashkëpunimin...

Më shumëDetails

Vëllai i Erona Coklit me mesazh emocionues në protestë: Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?

Vëllai i Erona Coklit me mesazh emocionues në protestë: Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?
07/11/2026 - 14:40

Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ishte i pranishëm edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit, e cila u vra më 12 prill...

Më shumëDetails

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe
07/11/2026 - 14:20

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që...

Më shumëDetails

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë, sekuestrohen kokainë dhe marihuanë

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
07/11/2026 - 14:00

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë