Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi në New York: Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin

21/09/2026 - 09:50
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi në New York: Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, luftëtarë të Batalionit Atlantiku, shtetas amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Në ceremoninë përkujtimore, Kurti ishte i shoqëruar nga familja Bytyqi, kryebashkiakja e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

Kurti e cilësoi sakrificën e vëllezërve Bytyqi si një nga dëshmitë e përkushtimit të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara ndaj Kosovës.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, shkroi Kurti.

Duke iu referuar rrëfimit të Ilir Bytyqit, Kurti përmendi burgosjen e tre vëllezërve, transferimin e tyre, torturimin dhe vrasjen, ndërsa trupat e tyre më pas u gjetën në varre masive.

Sipas Kurtit, rasti i vëllezërve Bytyqi mbetet një çështje që lidhet me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe me mungesën e përgjegjësisë penale, edhe 27 vjet pas vrasjes së tyre.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, u shpreh ai.

Kurti tha se Kosova, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmetin Bytyqi.

Në fund, kryeministri shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë periudhës së luftës.

“Lavdi vëllezërve Bytyqi! Mirënjohje të përhershme Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mërgatës sonë, që në ditët më të vështira qëndruan krah Kosovës”, përfundoi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Deputeti i PDK-së për 87 mijë vendet e reja të punës: Imagjinatë e Albin Kurtit
21/09/2026 - 10:53

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media. Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,...

Më shumëDetails

Rama publikon disa foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamurë të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë

Rama publikon disa foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamurë të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë
21/09/2026 - 10:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar disa fotografi të kryeqytetit. Ai ka publikuar fotografi të flamurëve të UÇK-së që janë vendosur në qendër të Prishtinës, e gjithashtu...

Më shumëDetails

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet Kuvendi

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
21/09/2026 - 10:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë thirrje që të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Sipas Hotit, Kuvendi...

Më shumëDetails

13-vjeçarja ikën nga shtëpia në Pejë pasi dyshohet se u rrah nga nëna – gjendet e lënduar dhe strehohet në shtëpi të sigurt

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
21/09/2026 - 09:46

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në fshatin Turjakë të Pejës, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është rrahur nga nëna e saj dhe...

Më shumëDetails

Përleshje fizike në Prishtinë, tre të arrestuar – dy përfundojnë për trajtim në QKUK

Ky është 24 vjeçari që theri me thikë kunatën në Vushtrri, u kapën për përgatitjen e ushqimit
21/09/2026 - 09:32

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator,...

Më shumëDetails

Kontrolli në trafik e nxjerr me urdhër-arrest aktiv: 25-vjeçari përfundon në Smrekonicë për vuajtje të dënimit

Kontrolli në trafik e nxjerr me urdhër-arrest aktiv: 25-vjeçari përfundon në Smrekonicë për vuajtje të dënimit
21/09/2026 - 09:12

Një 25-vjeçar nga Prishtina është ndaluar në orët e para të mëngjesit të 20 shtatorit, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhër-arrest. Burimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përshkallëzim i rrezikshëm

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë