Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takim me Erdoganin, në fokus aktgjykimi i Hagës dhe raportet Kosovë-Turqi

22/09/2026 - 09:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takim me Erdoganin, në fokus aktgjykimi i Hagës dhe raportet Kosovë-Turqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar mbrëmë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Zyra e Kurtit ka dhënë detaje rreth temave që u diskutuan në takim.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Erdoğan për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, në diplomaci sikurse edhe për fuqizimin tonë ushtarak, bashkëpunimin në vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes dhe përkrahjen për anëtarësimin në NATO.

Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për rolin shumëvjeçar të Turqisë në KFOR dhe për kontributin e rëndësishëm që ajo vazhdon të ketë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar profesionalizmin e Gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcës së NATO-s në vendin tonë.

Kosova dhe Turqia kanë vazhduar forcimin dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare me ç’rast ato arrijnë në vlerën prej 1 miliard dollarësh, me synimin që të rriten më shumë në të ardhmen. Po ashtu, janë rritur edhe investimet në Kosovë ku së fundmi kemi nisjen e fabrikës së re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec, që janë në bashkëpunim me kompani nga Turqia”.

Në takim u fol edhe për vendimin e 16 shtatorit në Hagë sipas të cilit u dënuan me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

“Në takim kryeministri Kurti diskutoi edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, thuhet më tej në njoftim.

Në përfundim të takimit, Kosova dhe Turqia shprehën gatishmërinë për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare.

Kurti e ftoi Erdoganin për një vizitë në Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Akuza e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Baku të Azerbaxhanit kur u kontrollua banesa e saj

SPAK ndalon drejtoreshën e ShISh-it, Vlora Hyseni
22/09/2026 - 10:01

Zbardhet akuza e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, për të cilën GJKKO lëshoi masën ‘arrest shtëpie’. Hysen akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
22/09/2026 - 09:46

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e mëtejshëm. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu,...

Më shumëDetails

Avni Bytyçi nga ekipi i Veselit në Hagë: Ish- krerët e UÇK-së ishin “jetimë”, shteti i Kosovës mungoi në proces

Avni Bytyçi nga ekipi i Veselit në Hagë: Ish- krerët e UÇK-së ishin “jetimë”, shteti i Kosovës mungoi në proces
22/09/2026 - 09:23

Avni Bytyçi, pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, ka deklaruar se në procesin në Hagë ka munguar prania e shtetit të Kosovës. Ai ka kërkuar që institucionet...

Më shumëDetails

SPAK lëshon arrest shtëpiak për Vlora Hyseni, pezullohet nga detyra për kryespiunia shqiptare

SPAK lëshon arrest shtëpiak për Vlora Hyseni, pezullohet nga detyra për kryespiunia shqiptare
22/09/2026 - 09:18

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra. Hyseni ka qenë...

Më shumëDetails

Aksident mes trenit dhe veturës, tre persona bëhen për spital

Aksidenti i rëndë në Skenderaj, vdes një fëmijë
22/09/2026 - 08:50

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës. Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës...

Më shumëDetails

Gruda: S’duhet te jemi pishman për Specialen, gjyqtarët e shkolluar në Perëndim shkelën secilin standard

Gruda: S’duhet te jemi pishman për Specialen, gjyqtarët e shkolluar në Perëndim shkelën secilin standard
22/09/2026 - 08:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar në Klan Kosova se Kosova nuk duhet të bëhet pishman për votimin e Gjykatës Speciale, me gjithë vendimin dënues të shkallës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas incidentit me Jozin, Edi “bëhet i gjallë” me një postim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë