Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ben Blushi: Hashim Thaçi u bë kurban në themelet e Hagës – bashkimi me Shqipërinë është e vetmja zgjidhje për Kosovën

22/09/2026 - 11:32
në Lajme
A A
Ben Blushi: Hashim Thaçi u bë kurban në themelet e Hagës – bashkimi me Shqipërinë është e vetmja zgjidhje për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ben Blushi, ka bërë një analizë të fortë për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në qendër të deklaratave të tij ishin Hashim Thaçi, roli i Perëndimit, marrëdhëniet e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe ajo që Blushi e sheh si rrugëdaljen përfundimtare për Kosovën.

Duke folur për procesin në Hagë, Blushi hodhi poshtë idenë se Albin Kurti apo faktorë të tjerë politikë në Kosovë mund të kenë pasur fuqinë për të ndikuar vendimin e gjykatës. Sipas tij, vendimmarrja zhvillohet në nivele shumë më të larta ndërkombëtare dhe lidhet me interesa që shkojnë përtej vetë Hashim Thaçit.

Në këtë kontekst, Blushi përdori metaforën e “kurbanit”, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës u sakrifikua për të mbajtur në këmbë një strukturë shumë më të madhe.

“Hashim Thaçi ishte ai dashi që bëhet theror në themelet e një godine të madhe. U bë kurban në themelet e Gjykatës së Hagës që ajo të vazhdojë”, tha Blushi DritareTV.

I pyetur se kush e bëri “kurban” Thaçin, Blushi iu referua shpjegimit të tij të mëparshëm për rolin e faktorëve perëndimorë, duke përmendur Shtetet e Bashkuara dhe vende të rëndësishme evropiane.

Blushi foli edhe për rolin e Shqipërisë, duke thënë se Tirana nuk kishte mundësi të ndikonte në procesin gjyqësor përtej mbështetjes politike dhe morale. Sipas tij, partitë politike shqiptare kanë qenë në të njëjtën linjë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Shqipëria është neutrale në këtë proces. Përveçse një mbështetje morale, nuk ka çfarë bën. Edhe atë besoj se e kanë bërë të gjitha partitë, për fat të mirë”, u shpreh ai.

Një tjetër pikë e fortë e intervistës ishte Albin Kurti. Blushi tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë përkeqësuar gjatë qeverisjes së tij, por e ndau këtë çështje nga procesi i Hagës. Sipas tij, politika e brendshme e Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka pasur ndikim mbi vendimin e gjykatës.

Për Blushin, problemi më urgjent tani është situata e brendshme në Kosovë. Ai bëri thirrje që partitë politike të lënë mënjanë përplasjet historike mbi luftën dhe të gjejnë unitet, duke paralajmëruar se një krizë e zgjatur politike mund të sjellë pasoja ekonomike dhe dobësim të mbështetjes ndërkombëtare.

“Ka një lloj dëshpërimi kombëtar në Kosovë dhe, në qoftë se ky thellohet nga partitë politike, të cilat e fusin Kosovën në një krizë tjetër kushtetuese, atëherë do të jetë shumë delikate”, tha Blushi.

Blushi u pyet edhe nëse bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje përfundimtare.

“Është e vetmja zgjidhje për Kosovën. E vetmja zgjidhje për Kosovën që zgjidh njëkohësisht krizën e Kosovës me veten, me ekonominë e vet, me Serbinë dhe me Evropën”, deklaroi Blushi.

Ai argumentoi më tej se, sipas pikëpamjes së tij, partitë politike në Kosovë duhet ta vendosin këtë çështje në programet e tyre dhe veçoi PDK-në, duke thënë se pas vendimit të Hagës ajo gjendet në një situatë tërësisht të re politike./dritare.net

JU REKOMANDOJMË

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK/ Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

SPAK lëshon arrest shtëpiak për Vlora Hyseni, pezullohet nga detyra për kryespiunia shqiptare
22/09/2026 - 12:24

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve...

Më shumëDetails

Beteja prej 92 faqesh që mund të bjerë në ujë: A do ta sakrifikojë PDK-ja ankesën në Kushtetuese për marrëveshjen mbi Specialen?

Beteja prej 92 faqesh që mund të bjerë në ujë: A do ta sakrifikojë PDK-ja ankesën në Kushtetuese për marrëveshjen mbi Specialen?
22/09/2026 - 12:02

Procesi i konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, ku Grupi Parlamentar i PDK-së ka dorëzuar një kërkesë voluminoze prej 92 faqesh për rrëzimin...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri fton qytetarët në ditën e shtatë të protestës: Një javë në shesh, nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës
22/09/2026 - 11:51

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që edhe sonte t’i bashkohen tubimit në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar një javë të...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Nevojitet angazhim i plotë politik për krerët e UÇK-së në Hagë

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
22/09/2026 - 11:38

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se hapat e radhës lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të...

Më shumëDetails

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara

Vrasja e Lulzimit – Avokati Musa: Në shumë raste policët që shkojnë të parët, mundohen ta manipulojnë rastin
22/09/2026 - 11:16

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, Skënder Musa ka folur për “Front Online” lidhur me Projektligjin që synon përfshirjen e çështjeve të caktuara brenda mekanizmave...

Më shumëDetails

A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit
22/09/2026 - 11:04

Në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë përmendur edhe emrat e Lahi Brahimajt, Fatmir Limajt, Sylejman Selimit, Rrustem Mustafës, Latif Gashit, Shukri Bujës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas incidentit me Jozin, Edi “bëhet i gjallë” me një postim

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë