Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve

23/09/2026 - 12:39
në ShowBiz
A A
Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Princ Valentino Corleone duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë pasi iu ricilësua vepra penale në posedim paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Princ Valentino Corleone akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe anëtarët Gent Beka e Adnan Kamberi.

Corleone u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën verifikuese prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, edhe me 4 mijë euro gjobë, i cili duhet të paguajë brenda 90 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, do të zëvendësohet me burg ku një ditë burg llogaritet në 20 euro të gjobës.

I pranishëm në shpallje ishte vetëm avokati i Corleones, Ahmet Tahiri.

Ndryshe në seancën fillestare të 22 prillit 2025, Princ Valentino Corleone është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për shitblerje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës të ngritur më 29 qershor 2023, i pandehuri Princ Valentino Corleone akuzohej se pa autorizim ka poseduar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope, analoge, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ashtu që më 17 mars 2023, rreth orës 20:30 në fshatin Çagllavicë- Komuna e Prishtinës, derisa ishte në një motel në shoqëri të dy vajzave, i pandehuri Princ Valentino Corleone e ka kontaktuar një vajzë tjetër, duke i thënë “hajde me e ngreh ndonjë vi kokë”.

Aktakuza thotë se vajza në fjalë më pas kishte shkuar dhe i pandehuri ia kishte dhënë një sasi kokaine për ta konsumuar. Kokainë kishte konsumuar ajo dhe njëra prej dy vajzave që kishin qenë fillimisht me të. Kurse, gjatë kontrollit nga ana e Policisë, të pandehurit Corleone i janë gjetur një dozë dhe një qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 0.39 gramë.

Me këtë, Princ Valentino Corleone akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”
23/09/2026 - 13:49

Këngëtari Ylli Limani do të jetë mysafir i mbrëmjes në ditën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, që mbahet sonte, më 23 shtator, nga ora 21:00,...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi në qendër të kërkimeve online pas zhvillimeve në Hagë, ekspertja zbulon sa është klikuar emri i tij në Google

Endrit Thaçi në qendër të kërkimeve online pas zhvillimeve në Hagë, ekspertja zbulon sa është klikuar emri i tij në Google
23/09/2026 - 11:52

Emri i Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit të Kosovës dhe ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, ka shënuar rritje të ndjeshme të interesimit në kërkimet online pas zhvillimeve...

Më shumëDetails

Alba shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet, ekspozon gjoksin si asnjëherë me parë!

Alba shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet, ekspozon gjoksin si asnjëherë me parë!
23/09/2026 - 10:35

Alba Vukaj është një ndër femrat me të komentuar në show bizin shqiptar. Influencerja e njohur po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan...

Më shumëDetails

Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri

Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri
22/09/2026 - 18:58

Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes së saj, Brikena Selmani është rikthyer në Shqipëri. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit një...

Më shumëDetails

Brikena shtatzënë? Sqaron të vërtetën

Brikena mbërrin në shtëpi, kështu e pritën familja
22/09/2026 - 14:30

Brikena Selmani ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit në rrjetet sociale, ku ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 u përfol se mund të ishte...

Më shumëDetails

Tuna ‘trazon’ rrjetin, shfaqet joshëse nga pushimet

Kaq shumë janë rritur djemtë e Tunës
22/09/2026 - 10:38

Altuna Sejdiu e njohur si Tuna ka ‘trazuar’ rrjetin me postimet e fundit. Këngëtarja, ka publikuar disa imazhe ku shfaqet në top formë. Nga pushimet, Tuna ka vë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë