Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në një konferencë për media tregoi me shifra se sa kanë shpenzuar në mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, siç ju referua “katër personave të akuzuar”.
“Kam marrë më vete një tabelë e cila e tregon qartë se si ka qenë deri më tash menaxhimi. Nuk është vendim i ministrit, është zotim që Kosova, institucionet e saj e kanë bërë në kuadër tëm iratimit të atëhershëm”.
“Deri në shtator 2026, nga buxheti janë paguar gjithsej 40 milionë e 611 mijë e 855 euro për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi”.
“Nga kjo shumë, 39 milionë e 787 mijë euro e diçka janë shpenzuar për mbrojtje juridike. Ndërsa për katër personat e akuzuar, shuma totale është 28 milionë e 470 mijë euro. Aktualisht nuk kemi si ministri e drejtësisë detyrime të papaguara”, tha ajo.












