Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga për në Kosovë. Ai vjen pasi i është rënduar gjendja shëndetësore bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, raporton Veriu.info.
Mësohet se Krasniqit iu lejua kjo vizitë për arsye humanitare.
Ndërkohë, ekipet e EULEX-it ndodhen te shtëpia e tij.
Krasniqi është njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë./Veriu.info














