Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

26/09/2026 - 18:19
në Lajme
A A
“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar referendumin e ’91-tës, që u bë për pavarësimin e Republikës së Kosovës.

Në përkim me zhvillimet e asaj kohe, Kurti çmoi vullnetin e shqiptarëve për pavarësi dhe sovranitet, dy vjet pasi Serbia i suprimoi autonominë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Referendumi i shtatorit 1991 për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përfaqëson një ngjarje me rëndësi historike, meqë ishte e para herë që populli i Kosovës po deklarohej lirshëm duke shprehur vullnetin e tij për vetëvendosje. Përmes këtij referendumi, populli i Kosovës ia bëri me dije Evropës dhe botës demokratike, aspiratën e tij politike që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran si dhe i barabartë me shtetet e tjera demokratike” shkroi Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kështu dukej një fletëvotim i referendumit të vitit 1991, për Republikën e Kosovës, sovrane dhe të pavarur!

Këto ditë, po bëhen 35 vite prej kur nga data 26 deri më 30 shtator të vitit 1991, në tërë Kosovën u mbajt një referendum demokratik për pavarësimin e Republikës së Kosovës nga Jugosllavia, si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo republikë ishte shpallur një vit më parë më 1990, me Deklaratën Kushtetuese të miratuar më 2 korrik në Prishtinë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të miratuar më 7 shtator në Kaçanik.

Nga 1 051 357 qytetarë me të drejtë vote, 914 802 prej tyre apo 87.01 % morën pjesë në referendum, kurse 12.9 % apo 136 555 nuk dolën në referendum. Nga këto vota, 913 705 qytetarë votuan për “Po” kurse vetëm 164 votuan kundër me “Jo”, teksa 933 fletëvotime rezultuan të pavlefshme. Kështu, gjithsej 99.87 % e qytetarëve votuan për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, vetëm dy vite pasi Serbia me dhunë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës si subjekt kushtetues e njësi konstituive e federatës së ish Jugosllavisë.

Referendumi i shtatorit 1991 për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përfaqëson një ngjarje me rëndësi historike, meqë ishte e para herë që populli i Kosovës po deklarohej lirshëm duke shprehur vullnetin e tij për vetëvendosje. Përmes këtij referendumi, populli i Kosovës ia bëri me dije Evropës dhe botës demokratike, aspiratën e tij politike që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran si dhe i barabartë me shtetet e tjera demokratike. Kjo nënkuptonte që Kosova duhej çliruar e shkëputur nga Jugosllavia dhe Serbia pushtuese. Kjo aspiratë u realizua tetë vite më pas, në qershor të vitit 1999, pas një dekade të përshkuar nga mosbindja civile dhe rezistenca paqësore, pasuar nga rezistenca e armatosur dhe kulmuar nga lufta e drejtë çlirimtare e popullit tonë, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si bartëse e saj, e ndihmuar më pas nga shtetet aleate të NATO-s, drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andaj për mot, si sot, i kujtojmë zhvillimet dhe ngjarjet që e shkëputën Kosovën nga epoka e shtypjes dhe dhunës shtetërore, nga eksploatimi ekonomik dhe diskriminimi politik, nga spastrimi etnik dhe gjeonicidi, të gjitha këto të ushtruara nga regjimi i Serbisë ndër dekada të tëra.

Me mirënjohje, nderim e respekt për të gjitha gjeneratat e aktivistëve që e mirëmbajtën përpjekjen dhe angazhimin e popullit të Kosovës për liri e bashkim, pavarësi e demokraci, për shtet dhe përparim!

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Kosova s’ka kohë për kriza politike, presidenti të zgjidhet sa më shpejt për të mbrojtur krerët e UÇK-së

Bajrami: Kosova s’ka kohë për kriza politike, presidenti të zgjidhet sa më shpejt për të mbrojtur krerët e UÇK-së
26/09/2026 - 19:04

Bajrami: Kosova s’ka kohë për kriza politike, presidenti të zgjidhet sa më shpejt për të mbrojtur krerët e UÇK-sëShare Button Gazeta Blic Profesori universitar Arsim Bajrami apeloi për...

Më shumëDetails

Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit
26/09/2026 - 18:55

Prej disa ditësh, një numër biznesesh dhe persona të tjerë në Kosovë kanë raportuar probleme me sigurinë e llogarive të tyre në WhatsApp, ku persona të paautorizuar dyshohet...

Më shumëDetails

Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin
26/09/2026 - 18:49

Irani i ka propozuar Shteteve të Bashkuara një plan 7-ditor për t’i dhënë fund luftimeve, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rifilluar negociatat për programin...

Më shumëDetails

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025
26/09/2026 - 18:06

Instituti GAP ka publikuar një tabelë me të dhëna të emigrimit të kosovarëve në shtetet e BE-së. Në të dhënat e publikuara tregohet se vetëm gjatë vitit 2025...

Më shumëDetails

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg
26/09/2026 - 17:34

Shqiptarë nga e mbarë bota janë duke protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ku gjithsej u dënuan me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së. Në Hamburg të...

Më shumëDetails

Bashkatdhetarët në Finlandë nuk i ndal as shiu e i ftohti: Protestojnë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale (VIDEO)

Bashkatdhetarët në Finlandë nuk i ndal as shiu e i ftohti: Protestojnë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale (VIDEO)
26/09/2026 - 17:27

Shqiptarë nga e mbarë bota janë duke protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ku u dënuan gjithsej me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë