Në postimin e tij kongresmeni amerikan ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit dhe partia e tij janë kundër qytetërimit perëndimor.
‘’Isha mirënjohës që ia dërgova këtë letër Presidentit të EPP-së, @ManfredWeber. Vuçiçi dhe partia e tij autoritare dhe e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor dhe nuk duhet të kenë asnjë lidhje me EPP-në. Evropa duhet të zgjohet përballë manipulimit të zgjedhjeve nga Vuçiçi dhe të këmbëngulë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi’’, ka thënë ai.












