Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një fjalën në Gala Mbrëmjen e Këshillit për Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në New York, gjë të cilën ai e ka vlerësuar si ‘’nder’’, dhe ku, ka shprehur mirënjohjen e Prishtinës dhe të Kosovës për mërgatën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama, ka shtuar se kjo mbrëmje kishte simbolikë të veçantë sepse nderoi Gjeneralin Wesley K. Clark me çmimin “Kalorësi i Skënderbeut”, për lidershipin dhe kontributin e tij historik në një prej kapitujve më vendimtarë të historisë së Kosovës, ndërsa Bruno Selimaj u nderua me çmimin “Nënë Tereza”, për dekadat e përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.
‘’Historia e Kosovës dëshmon se kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku, zëri ynë është dëgjuar më fuqishëm në botë.’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Ishte nder i veçantë të flas në Gala Mbrëmjen e Këshillit për Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në New York dhe, mbi të gjitha, të shpreh mirënjohjen e Prishtinës dhe të Kosovës për mërgatën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 🇺🇸
Kjo mbrëmje kishte simbolikë të veçantë sepse nderoi Gjeneralin Wesley K. Clark me çmimin “Kalorësi i Skënderbeut”, për lidershipin dhe kontributin e tij historik në një prej kapitujve më vendimtarë të historisë së Kosovës, ndërsa Bruno Selimaj u nderua me çmimin “Nënë Tereza”, për dekadat e përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.
Mirënjohje për Albanian-American Relations Council dhe drejtuesve Martin Vulaj, Eli Rusi, Faton Marke, Burim Rexhaj, Roland Nezaj, Agim Jusufi dhe Vehbi Bajrami për organizimin dhe, mbi të gjitha, për punën e vazhdueshme në fuqizimin e zërit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Historia e Kosovës dëshmon se kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku, zëri ynë është dëgjuar më fuqishëm në botë.
Sot, detyra jonë është që këtë kapital historik të miqësisë me Shtetet e Bashkuara ta kthejmë në partneritet edhe më të fuqishëm për të ardhmen për paqen, demokracinë, zhvillimin dhe gjeneratat që vijnë.
Kosova nuk do t’i harrojë kurrë ata që qëndruan me ne kur liria jonë ishte ende një ëndërr.













