Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nata e 11 e protestës, Çlirim Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë

26/09/2026 - 21:58
në Lajme
A A
Nata e 11 e protestës, Çlirim Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në sheshin e Prishtinës është mbajtur nata e 11-të e protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, në fjalimin e tij ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime, duke thënë se pas 11 ditësh protestë qytetarët presin veprim institucional.

Në fillim të fjalimit, Haziri ka përkujtuar masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme, duke theksuar se më 26 shtator 1998 forcat serbe vranë 22 anëtarë të kësaj familjeje.

“Para se të fillojmë sonte, dua të kujtojmë një nga plagët më të rënda të luftës sonë. Pikërisht më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Por në mesin e asaj masakre, në gjirin e nënës së saj të vrarë, u gjet e gjallë një foshnjë. Vetëm gjashtë javëshe. Emri i saj ishte Diturie Deliu. Gjashtë javë jetë. E mbuluar me gjakun e nënës së saj, Dituria mbijetoi atë ditë, por nuk arriti t’i mbijetonte gjatë pasojave të asaj tragjedie”, ka thënë Haziri, raporton eo.

Ai ka bërë thirrje për një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës.

“Sonte, para se të flasim për të tashmen, le ta kujtojmë Diturinë. Le ta kujtojmë nënën e saj. Le t’i kujtojmë 22 anëtarët e familjes Deliu të masakruar atë ditë. Dhe le t’i kujtojmë të gjithë ata që me jetën e tyre paguan çmimin e lirisë që ne e gëzojmë sot. Ju ftoj për një minutë heshtje!”, ka deklaruar ai.

Pas minutës së heshtjes, Haziri është ndalur te qëllimi i protestave, duke thënë se tashmë, pas 11 ditësh, qytetarët nuk presin vetëm që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“Vëllezër dhe motra! Sonte është dita e njëmbëdhjetë! Njëmbëdhjetë ditë e njëmbëdhjetë net që ky shesh flet. Njëmbëdhjetë ditë që kërkesat tona janë dëgjuar. Askush nuk mund të thotë më: ‘Nuk ju kemi dëgjuar.’ Na keni dëgjuar! Por pas njëmbëdhjetë ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, protesta synon që zëri i qytetarëve të shndërrohet në veprim institucional.

“Sepse ne nuk kemi ardhur këtu çdo natë vetëm që dikush të na dëgjojë, të na përshëndesë dhe pastaj të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kemi ardhur që zëri i këtij sheshi të shndërrohet në veprim institucional”, ka deklaruar ai.

Haziri ka kritikuar edhe institucionet politike për, siç tha, kërkesat e vazhdueshme për kohë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të protestojnë.

“Dhe këtu dua ta bëjmë një dallim. Populli ka 11 ditë në rrugë. 11 ditë që vjen këtu pa pyetur a është ditë pune, a është fundjavë, a bie shi apo jo. Ndërsa politikës nuk i mjaftuan 11 ditë! Politika kërkon ende kohë. Edhe sa? Sa ditë duhet të qëndrojë populli në rrugë që politika ta kuptojë se nuk po kërkojmë edhe një deklaratë? Nuk po kërkojmë edhe një reagim! Nuk po kërkojmë të na thoni se na kuptoni! Po kërkojmë veprim!”, ka thënë organizatori.

Ai ka përmendur me radhë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Dhe mos harroni pse jemi këtu! Hashim Thaçi! Kadri Veseli! Rexhep Selimi! Jakup Krasniqi! Katër emra që sonte nuk janë këtu me ne. Por kur ky shesh thërret UÇK – këta emra janë pjesë e historisë për të cilën po flasim!”, ka deklaruar Haziri.

Ai më pas u ka kërkuar protestuesve që të ngrinin zërin për secilin prej tyre.

“Prandaj dua t’ju dëgjoj sonte! Kur them Hashim Thaçi – ngrijeni zërin! Kur them Kadri Veseli – ngrijeni zërin! Kur them Rexhep Selimi – ngrijeni zërin! Kur them Jakup Krasniqi – ngrijeni zërin! Sepse njëmbëdhjetë net nuk kemi ardhur këtu për të heshtur. Kemi ardhur për ta ngritur zërin! Dhe sonte le të dëgjohet ky shesh: UÇK! UÇK! UÇK!”, ka thënë ai.

Haziri ka kritikuar partitë politike për atë që e cilësoi si garë mes tyre për të dëshmuar se kush e mbështet më shumë UÇK-në.

“Populli e ka bërë pjesën e vet. Tash është radha e institucioneve! Por çfarë po shohim ndërkohë? Kanë filluar garën mes partive. Kush e do më shumë UÇK-në. Kush foli i pari. Kush bëri deklaratën më të fortë. Kush e mbështeti protestën më shumë. Jo! UÇK-ja nuk është garë partiake!”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se edhe protestuesit janë përballur me etiketime dhe kategorizime partiake.

“Dhe tash kanë filluar të merren edhe me protestuesit. Kanë filluar të protestojnë kundër protestuesve! Kanë filluar të na vendosin etiketa. Të na numërojnë sipas partive. Të na tregojnë se kujt i përkasim. Prandaj sonte dua t’ua them shumë qartë: Unë nuk jam Çlirimi i Vetëvendosjes! Nuk jam Çlirimi i PDK-së! Nuk jam Çlirimi i LDK-së! Nuk jam Çlirimi i AAK-së! Unë jam Çlirimi i UÇK-së! Dhe ky shesh nuk është i asnjë partie. Ky shesh është i UÇK-së!”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, partitë politike nuk kanë dhënë ende përgjigjen që protestuesit po kërkojnë.

“UÇK-ja nuk është pronë e asnjë partie politike! E partitë politike, tash e njëmbëdhjetë ditë, nuk po e japin përgjigjen që po kërkohet nga ky shesh. Nuk po ju shohim, o politikanë! E as nuk kemi dalë këtu për t’ju parë juve! Por mos e trashni turpin! Sepse çdo ditë që kalon pa veprim, përgjegjësia juaj bëhet më e madhe”, ka deklaruar Haziri.

Ai u është drejtuar deputetëve dhe kryeministrit, duke kërkuar prej tyre që të marrin përgjegjësi institucionale.

“Prej deputetit të fundit e deri te kryeministri: Sot, në institucionet e një Kosove të lirë, përgjegjësinë që mbani e ushtroni në një shtet për të cilin është derdhur gjak. Sot bukën e hani në Kosovën e lirë falë gjakut të dëshmorëve të UÇK-së! E sot, UÇK-ja ka nevojë për institucionet e Republikës së Kosovës! Ka nevojë për përgjegjësinë tuaj! Ka nevojë për veprimin tuaj!”, ka thënë ai.

Haziri u ka bërë thirrje deputetëve që të mos merren me deklarata, por të përdorin votën e tyre në Kuvend.

“Prandaj mos garoni mes vete me deklarata. Mos garoni se kush e do më shumë UÇK-në. Mos u merrni me protestuesit! E keni Kuvendin! E keni votën! Votojeni ligjin! Aty tregojeni qëndrimin tuaj! Sepse historia nuk do të mbajë mend vetëm çfarë keni thënë këto ditë. Do të mbajë mend çfarë keni bërë!”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka përsëritur thirrjen për veprim institucional.

“Dhe mos harroni: Sot bukën e hani në lirinë që është paguar me gjakun e dëshmorëve. E kur kërkohet përgjegjësi prej jush, ai gjak nuk do t’ju lejojë të heshtni! Gjaku i dëshmorëve nuk do t’ju lejojë! Prandaj, pas njëmbëdhjetë ditësh, mos na thoni më: ‘Ju dëgjuam.’ E dimë që na keni dëgjuar! Tash veproni! Votojeni ligjin! Jo në emrin tim! Kosova nuk harron! UÇK nuk është vetëm! Lavdi dëshmorëve! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shtuar Haziri.

Aktori Adrian Morina tha se liria merr kuptim nga UÇK.

“Si qytetarë të këtij vendi dhe si trashëgimtarë të UÇK-së, si popull që e ka paguar lirinë me jetë, me gjak e sakrificë, nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen duke harruar të kaluarën tonë. Përse e kaluara jonë është shumë e qartë. Ajo ka tri shkronja që i japin kuptim lirisë: U-Ç-K! Si popull nuk i kemi rënë askujt në qafë kurrë. Prandaj sot nuk kërkojmë favore,
nuk kemi kërkuar hakmarrje, por kërkojmë drejtësi!”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Bisedë intensive’’- Kryediplomati gjerman takim befasues me Lavrov në Nju Jork, Politico sjell detaje

‘‘Bisedë intensive’’- Kryediplomati gjerman takim befasues me Lavrov në Nju Jork, Politico sjell detaje
26/09/2026 - 22:33

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul zhvilloi të shtunën një takim të papritur me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në OKB, vetëm një ditë pasi kishte mirëpritur...

Më shumëDetails

Nipi i Fahri e Bahri Fazliut nga protesta në shesh: Liria nuk erdhi falas

Nipi i Fahri e Bahri Fazliut nga protesta në shesh: Liria nuk erdhi falas
26/09/2026 - 22:18

Fahri Fazliu, nipi i heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliut, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave të luftës çlirimtare, duke theksuar...

Më shumëDetails

Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra
26/09/2026 - 22:03

Gjatë vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime të ndryshme me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje një episod...

Më shumëDetails

Numrat e “Valës” që përdoren nga bizneset në WhatsApp në shënjestër të hakerëve prej më shumë se një jave në Kosovë

Numrat e “Valës” që përdoren nga bizneset në WhatsApp në shënjestër të hakerëve prej më shumë se një jave në Kosovë
26/09/2026 - 21:43

Numrat e telefonit të operatorit publik Telekomi i Kosovës (Vala), që shfrytëzohen në profilet e biznesit në platformën WhatsApp, janë kthyer në cak të një vale të rrezikshme...

Më shumëDetails

‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së edhe në Hanover e Frankfurt

‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së edhe në Hanover e Frankfurt
26/09/2026 - 20:30

Liria ka Emër, ka njoftuar se edhe në Frankfurt e Hanover, janë mbajtur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së Platforma LKE ka ndarë edhe foto nga protestat...

Më shumëDetails

Rama nga New York: Historia e dëshmon se zëri ynë është dëgjuar fuqishëm kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku

Rama nga New York: Historia e dëshmon se zëri ynë është dëgjuar fuqishëm kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku
26/09/2026 - 20:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një fjalën në Gala Mbrëmjen e Këshillit për Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në New York, gjë të cilën ai e ka vlerësuar si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"

    Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë