Fahri Fazliu, nipi i heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliut, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave të luftës çlirimtare, duke theksuar përgjegjësinë që bartin gjeneratat e reja përballë sakrificës së dëshmorëve.
Fazliu ka theksuar se liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën më sublime të familjeve shqiptare.
“Ne, brezi që erdhi pas tyre, kemi për detyrë ta ruajmë kujtimin, dinjitetin dhe të vërtetën e asaj kohe. Liria nuk erdhi falas. Ajo u pagua me gjakun dhe sakrificën e shumë familjeve shqiptare. Prandaj, zëri ynë do të jetë gjithmonë zë për lirinë, për të vërtetën dhe për drejtësinë!”, ka thënë Fahri Fazliu.












