Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse

27/09/2026 - 08:27
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë masa për përballimin e inflacionit, duke propozuar uljen ose largimin e përkohshëm të akcizës apo Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për derivatet.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna ka kërkuar që masat të synojnë veçanërisht sektorin e bujqësisë dhe atë të transportit.

“Ne kemi ngritë zërin dhe kemi bërë një kërkesë publike, por edhe kërkesë me shkrim te Qeveria e Republikës së Kosovës që me ulë tatimin e akcizës apo tatimin e vlerës së shtuar, me ulë apo me largu për një kohë të caktume (për derivatet e naftës dhe benzinës) e që me iu ndihmu qytetarëve të Republikës së Kosovës, por me theks, me iu ndihmu dy sektorëve, sektorit të bujqësisë, për shkak se ka qenë koha e pranverës dhe koha e mbjelljeve të produkteve bujqësore. Po ashtu edhe sektorit të transportit, qoftë udhëtarëve apo transportit të mallrave, për shkak se janë sektorë që ndikojnë drejtpërdrejt në inflacion ose në ngritjen e çmimeve që më pas reflektojnë edhe te ulja e standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se OEK-u po i përcjell me shqetësim të dhënat për inflacionin, duke theksuar se rritja nga 5.3 për qind në fillim të vitit në 7.2 për qind paraqet shqetësim.

“Vazhdojmë me i pa me shqetësim. I kemi edhe të dhënat e fundit edhe nga Oda Ekonomike, nga sektori i analizave, të cilat na dëshmojnë që sektori i transportit dhe energjisë prijnë më së shumti në strukturën e inflacionit që na ka arritë mbi 7%. Në muajin janar e kemi fillu me 5.3, kurse tani na ka arritë inflacioni në 7.2. Edhe është shumë shqetësuese që qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim ose asnjë vendim se si me e ndalë inflacionin apo edhe me ulë inflacionin që me iu ndihmu qytetarëve që me kalu më lehtë këtë sfidë”, tha ai për Ekonomia Online.

Rafuna ka shprehur shqetësim edhe për muajt e ardhshëm, veçanërisht për periudhën e dimrit, duke e lidhur këtë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët gjeopolitikë.

“Po tani kam frikën që ne po hyjmë edhe nga periudha e dimrit. Kur edhe në Evropë, se ne importojmë edhe dihet se sa e kemi, mbi 7 miliardë e kemi importin. Frika jonë edhe si OEK parashikimet nuk janë shumë pozitive në situatën që jemi sot për shkak të faktorëve gjeopolitikë. Shikoni, Banka Qendrore Evropiane i ka ngritë normat e interesit pikërisht si rezultat që pritet me u rritë inflacioni, po edhe FED-i amerikan i ka ngritë normat e interesit pikërisht për shkak të tendencës së rritjes së inflacionit, dhe kam frikë që do të rritet edhe më shumë inflacioni dhe jeta e qytetarëve do të shkojë duke u vështirësu”, tha ai.

Për këtë arsye, kryetari i OEK-ut ka kërkuar nga Qeveria që të përgatisë një paketë masash për përballimin e inflacionit.

“Për këtë arsye, qeveria duhet me urgjencë me përgatitë një paketë, sikurse çdo vend tjetër, se nuk është vetëm Kosova që po e përgatit këtë paketë, po të gjitha vendet e kanë përgatitë, me përgatitë një paketë se si me i bërë ballë inflacionit e mos me leju me u rritë më shpejt”, tha ai.

Rafuna ka folur edhe për situatën ekonomike dhe mungesën e institucioneve me fuqi të plotë, duke thënë se vonesat po ndikojnë në mundësitë për zhvillim ekonomik dhe investime.

“Një si përmbledhje, e di që nuk po presim ditë të mira. Ne jemi çdo ditë që vonohemi, çdo ditë humbim mundësi, sidomos nga plani i rritjes, po edhe nga fondet e tjera që janë të parapara për me na ndihmu që me u integru në tregjet rajonale, në tregun e Bashkimit Evropian dhe kështu me radhë. Kosova po ngec, jemi duke ngec, jemi duke humbë shumë, jemi duke mbetë shumë mbrapa në zhvillim ekonomik, në investime, në gjithçka, si rezultat i mospasjes së institucioneve me fuqi të plotë. Edhe në këtë rast ju bëj thirrje që të gjendet një zgjidhje, të ecim përpara se jemi shumë vonë edhe nuk kemi momentumin më të mirë të tonin”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë
27/09/2026 - 09:17

Sot, bashkatdhetarët në diasporë pritet të mblidhen në disa qytete të Evropës në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale...

Më shumëDetails

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre
27/09/2026 - 09:05

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00, kur infermierja, së bashku me...

Më shumëDetails

Audi ndalohet nga policia në pikë kontrolli në Podujevë – marihuanë në xhepat e dy të rinjve

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
27/09/2026 - 08:51

Një kontroll rutinë i policisë në Podujevë ka çuar në zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike te dy të rinj që po udhëtonin me një...

Më shumëDetails

Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Këta janë folësit e protestës së sotme në Tiranë
27/09/2026 - 08:42

Në Shkup, sot, më 27 shtator, do të mbahet marshi protestues me moton “Jo në emrin tim!”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Koci: VV dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth projektligjit për Specialen

Koci: VV dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth projektligjit për Specialen
27/09/2026 - 08:16

Analisti Melazim Koci ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo do të...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Mot i nxehtë këtë fundjavë
27/09/2026 - 08:00

Të dielën parashikohet mot të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga veriu dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"

    Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë