Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe në protestën e radhës, e cila do të mbahet sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se mesazhi i protestës është mbështetja për UÇK-në, ruajtja e historisë dhe kërkesa për drejtësi, pas vendimit dënues ndaj çlirimtarëve.
“Edhe sonte, bashkë. Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht. Për UÇK-në. Për historinë tonë. Për drejtësinë”, thuhet në njoftim.
Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” dhe shënon ditën e 12-të të saj.














