Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“I dorëzuam valixhet, pritëm me orë dhe na e anuluan fluturimin”, mërgimtari: “Air Prishtina” na la pa asnjë informacion

27/09/2026 - 12:49
në Lajme
A A
“I dorëzuam valixhet, pritëm me orë dhe na e anuluan fluturimin”, mërgimtari: “Air Prishtina” na la pa asnjë informacion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një numër udhëtarësh kanë mbetur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi fluturimi i planifikuar për në orën 08:45 është anuluar, ndërsa pasagjerët nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë nga kompania “Air Prishtina”.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues  i cili ka thënë se udhëtarët kanë dorëzuar bagazhet dhe kanë pritur për orë të tëra në aeroport, para se të kuptonin se fluturimi ishte anuluar.

Një mërgimtar nga Zvicra ka kontaktuar Gazetën Sinjali, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si kompania po i trajton udhëtarët në raste të anulimit të fluturimeve.

Sipas tij, familjarët e tij, përfshirë edhe një fëmijë dyvjeçar, kanë shkuar në aeroport, kanë dorëzuar valixhet dhe kanë pritur për orë të tëra, për t’u njoftuar më pas se fluturimi është anuluar.

“Po blejmë bileta, po shkojmë në aeroport, po i dorëzojmë krejt valixhet dhe po presim me orë të tëra. Në fund po na anulohet fluturimi, pa informacion, pa asgjë. Informacionin po e marrim vetëm nga televizionet, ndërsa në aeroport askush nuk na jep përgjigje”, ka thënë ai.

Ai pretendon se pasagjerët nuk kanë marrë udhëzime se çfarë duhet të bëjnë pas anulimit të fluturimit, nëse duhet të kthehen në shtëpi apo të presin për një fluturim tjetër.

“Familjarët e mi janë aty, nuk dinë a me u kthy në shtëpi apo me prit për një fluturim tjetër. Askush nuk din asgjë. Është edhe një vajzë dyvjeçare me ta”, ka deklaruar ai.

Sinjalizuesi thotë se ka tentuar të kontaktojë kompaninë përmes numrave të telefonit në Kosovë dhe Zvicër, si dhe përmes rrjeteve sociale, por pretendon se nuk ka marrë përgjigje.

“E kemi thirrur në numrat e Kosovës, në tre numrat e Zvicrës, i kemi shkruar edhe në rrjete sociale, por asnjë përgjigje. Tash as numrat nuk po na funksionojnë”, ka thënë ai.

Madje, mërgimtari nga Zvicra ka thënë se kjo nuk është hera e parë që fluturimet anulohen dhe nuk marrin as edhe një përgjigje nga kjo kompani.

Gazeta Sinjali ka provuar disa herë të kontaktojë “Air Prishtina” për të marrë një sqarim lidhur me anulimin e fluturimit dhe situatën e udhëtarëve, por kompania ka qenë e paqasshme.

JU REKOMANDOJMË

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin
27/09/2026 - 13:30

SHBA e ftoi presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së që do të mbahet në dhjetor. BE reagoi e zemëruar, por nuk planifikon ta bojkotojë takimin, ajo...

Më shumëDetails

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim të paparashikueshme

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim të paparashikueshme
27/09/2026 - 13:09

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin...

Më shumëDetails

Koci: A ka lidhje insistimi i Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/09/2026 - 12:38

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se në veri të Kosovës po dalin në dritë dëshmi për krime monstruoze. Koci duke iu referuar zbulimit të varrezave në...

Më shumëDetails

Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

Vuçiq për Kosovën: Serbia sot është shumë herë më e fortë sesa para 15 vjetësh, tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë
27/09/2026 - 12:29

Pasi herët këtë mëngjes në Zubin Potok u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte, ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e...

Më shumëDetails

Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!

Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!
27/09/2026 - 12:00

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe në protestën e radhës, e cila do të mbahet sonte në Sheshin “Skënderbeu”...

Më shumëDetails

Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)
27/09/2026 - 11:34

Sot, Policia e Kosovës në kuadër të operacionit të koduar "Dosja 23" ka arrestuar nëntë persona në Zubin Potok nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Krime lufte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"

    Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë