Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për shqiptarët nga Shqipëria dhe për mërgatën shqiptare, të cilët po organizojnë protesta dhe po ngritin zërin për drejtësi për çlirimtarët.
Përmes një postimi, OVL UÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët nga Shqipëria për mbështetjen, ndërsa një falënderim të veçantë ia ka adresuar edhe mërgatës shqiptare në vende të ndryshme të botës.
“Faleminderit vëllezër shqiptarë dhe bashkëluftëtarë nga Shqipëria! Po ashtu, OVL UÇK falënderon nga zemra të gjithë mërgatën tonë, e cila po organizon protesta dhe po ngrit zërin për drejtësi në çdo cep të botës”, thuhet në reagimin e organizatës.













