Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

27/09/2026 - 15:43
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë në Lipjan që është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Target Clinic” me themelues, Dr. Burim Mahmuti është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen “Target Clinic” të siguruar nga Veriu.info, thuhet se qëllimi i inspektimit ishte verifikimi i vendimit me nr. të protokollit 05-293 për pezullimin e veprimtarisë shëndetësore të pediatrisë, pas kërkesës në sistemin online të DLA nga Burim Mahmuti me datë 06.01.2026.

Në vendim bëhet e ditur se gjatë inspektimit janë gjetur fakte se janë ofruar shërbime shëndetësore të pediatrisë edhe pas pezullimit të veprimtarisë shëndetësore të pediatrisë.

“U gjetën pacientë të evidentuar në protokolin e pacientëve si dhe u gjetën raporte mjekësore të pacientit RM të datës 31.01.2026 dhe pacientes A.A të datës 02.02.2026, të cilat nuk ishin evidentuar në protokolin e pacientëve. Këto shërbime ofroheshin nga Dr. Behar Mahmuti – Doktor i Mjekësisë me licencë valide deri më datë 23.10.2029, i cili nuk ishte i regjistruar në DLA si staf shëndetësor, por vetëm si drejtor i institucionit”, thuhet në vendim.

Foto: Behar Mahmuti – i cili u gjet duke punuar pa regjistrim në DLA

Sipas Inspektoratit Shëndetësor, ishte konstatuar se “Target Clinic” në Lipjan nuk e ka respektuar ligjin, duke mos lajmëruar shërbimin që e ofron, si dhe personelin shëndetësor në bazë të Nenit 94 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2.

“IPSH “Target Clinic” me themelues Dr. Burim Mahmuti, Rruga “Mbretërit Zog pn”, Lipjan ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi 04/L-125 Neni 94 i Ligjit Nr. 04/L-125 i plotësuar ndryshuar me nenin 3 të paragrafit 1 të nenit 94 i Ligji nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për Shëndetësi paragrafi 1.2 ushtron veprimtarinë pa përmbushur kushtet ligjore të nenit 40 dhe 42 të këtij ligji. Inspektorata Shëndetësore në pajtim me dispozitat ligjore vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi”, theksohet në vendimin e siguruar nga Veriu.info.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Target Clinic” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

 

Tags: Behar MahmutiBurim MahmutiLipjanTarget Clinic

JU REKOMANDOJMË

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro
27/09/2026 - 16:37

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina
27/09/2026 - 16:28

Me fillimin e pushimeve vjeshtore në disa kantone të Zvicrës, Aeroporti i Cyrihut është mbushur sërish me udhëtarë. Mes tyre ishte edhe familja e një lexuesi të Blick,...

Më shumëDetails

Tifogrupet bashkohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Tifogrupet bashkohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
27/09/2026 - 16:28

Rrugët e Prishtinës të dielën u mbushën me thirrje në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pjesë e organizimeve ishin edhe tifogrupet kosovare. Tifozët e...

Më shumëDetails

Ymeri: Draft-deklaratat për Hagën pritet të votohen nesër, protestuesit ende nuk janë ftuar për diskutim

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
27/09/2026 - 16:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri , ka bërë të ditur se nesër në Kuvend pritet të vijnë për votim deklarata për çështjen e Hagës, Përmes...

Më shumëDetails

Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë

Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë
27/09/2026 - 15:45

Kryeministri Edi Rama po jep një mesazh për qytetarët lidhur me hetimin që po zhvillohet për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hysenin. “Pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së falënderon shqiptarët: Në çdo cep të botës, po ngrihet zëri për drejtësi

OVL e UÇK-së falënderon shqiptarët: Në çdo cep të botës, po ngrihet zëri për drejtësi
27/09/2026 - 15:30

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për shqiptarët nga Shqipëria dhe për mërgatën shqiptare, të cilët po organizojnë protesta dhe po ngritin zërin për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë