Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina

27/09/2026 - 16:28
në Lajme
A A
Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me fillimin e pushimeve vjeshtore në disa kantone të Zvicrës, Aeroporti i Cyrihut është mbushur sërish me udhëtarë.

Mes tyre ishte edhe familja e një lexuesi të Blick, Ardit T., gruaja e të cilit dhe dy fëmijët do të udhëtonin me Chair Airlines nga Cyrihu drejt Prishtinës.

Fluturimi ishte planifikuar të nisej në orën 16:55, por koha e nisjes u shty vazhdimisht.

“Pasagjerët qëndruan për orë të tëra në portë dhe nuk morën informacion të qartë se përse kishte një vonesë kaq të madhe dhe kur do të nisej fluturimi”, tha Arditi.

Sipas tij, situata ishte veçanërisht e vështirë për familjet me fëmijë.

Edhe kontakti me shërbimin ndaj klientit nuk i dha familjes përgjigje të qarta se kur do të mund të udhëtonin.

Chair Airlines shpjegon vonesën

Në një përgjigje për Blick, Chair Airlines tha se aeroplani i planifikuar fillimisht nuk mund të përdorej për shkak të një defekti teknik.

Zëdhënësi i kompanisë, Nicolas Bühler, tha se për këtë arsye u sigurua një aeroplan zëvendësues, i cili mundi të nisej drejt Prishtinës vetëm gjatë mbrëmjes.

Kompania tha se e kupton shqetësimin e shkaktuar nga pritja e gjatë dhe se pasagjerëve iu shpërndanë kupona për ushqim dhe pije në aeroport.

Chair Airlines hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se pasagjerët nuk ishin informuar në aeroport.

“Na vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve tanë. Natyrisht, dëshirojmë që të gjithë t’i çojmë në destinacion në kohë”, tha Bühler.

Megjithatë, kompania theksoi se në rastet kur një aeroplan nuk mund të përdoret për shkak të një problemi teknik, siguria e pasagjerëve ka gjithmonë përparësi.

Ndryshe, Chair Airlines, është kompani zvicerane që operon në linjën Cyrih-Prishtinë dhe është e lidhur me tregun kosovar përmes partneritetit me Air Prishtina.

Tags: Chair Airlines

JU REKOMANDOJMË

Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro
27/11/2026 - 10:17

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash, gjatë një aksioni të gjerë policor ku janë sekuestruar pasuri në vlerë...

Më shumëDetails

“Dita e Forcës”, Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

“Dita e Forcës”, Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
27/11/2026 - 10:16

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së. Në urimin...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës
27/11/2026 - 09:27

Mesazhi i presidentes Shiroka-Pula për Ditën e Forcës: Në Ditën e Forcës, nderojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e FSK-së, të cilët...

Më shumëDetails

Kurti niset për në Tiranë, kjo është arsyeja

Kurti niset për në Tiranë, kjo është arsyeja
27/11/2026 - 09:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve në kuadër të Planit të...

Më shumëDetails

“Dita e Forcës”, kazermat ushtarake hapin dyert për qytetarët e Republikës

“Dita e Forcës”, kazermat ushtarake hapin dyert për qytetarët e Republikës
27/11/2026 - 02:26

Në prag të 28 Nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës sot do t’i hapë dyert e saj për qytetarët. “Dita e Forcës” do të shënohet në të gjitha...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot
27/11/2026 - 02:23

Për spt parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë