Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni

28/09/2026 - 09:53
në Lajme
A A
Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli i Sigurisë Kombëtare zhvillon këtë të hënë, në orën 08:30, një mbledhje të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave. Takimi vjen në një moment kur institucionet e sigurisë janë përballë një prej çështjeve më të ndjeshme të viteve të fundit, pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Burime institucionale bëjnë të ditur se diskutimet do të përqendrohen te siguria kombëtare dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar, ndërsa pritet të shqyrtohen edhe mekanizmat që lidhen me funksionimin e institucioneve të sigurisë në raste kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

Në tryezë do të jenë të pranishëm titullarët e 13 institucioneve që, sipas ligjit, përbëjnë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, i cili u kthye një ditë më parë në Shqipëri pas vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara.

Pas rikthimit, Rama reagoi për situatën e krijuar nga hetimi ndaj Hysenit. Ai deklaroi se ish-kreu i SHISH-it do ta përballojë vetë procesin me drejtësinë, ndërsa e cilësoi masën ndaj saj si ekstreme. Sipas kryeministrit, çështja nuk lidhet vetëm me aspektin penal, por ngre edhe shqetësime që prekin funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe drejtori i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, i cili drejton përkohësisht institucionin deri në emërimin e kreut të ri. Rama ka bërë të ditur se përzgjedhja e drejtuesit të ardhshëm të SHISH-it do të bëhet në konsultim me Presidentin Begaj.

JU REKOMANDOJMË

Nisma e PDK’së për Gjykatën Speciale, deklarohet Fatos Geci

Nisma e PDK’së për Gjykatën Speciale, deklarohet Fatos Geci
28/09/2026 - 10:46

Pak para se të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për miratimin e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16...

Më shumëDetails

Ukë Rugova për Deklaratën për Specialen: Patjetër duhet me votu, vetëm të shohim si po koordinohet teksti

Gara e Ukë Rugovës drejt parlamentit, sa vota ka marrë deri tani
28/09/2026 - 10:28

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës,...

Më shumëDetails

Cakolli për seancën e kuvendit: E papranueshme të përfundojë në përplasje për Specialen, duhet pajtim institucional

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
28/09/2026 - 10:12

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka thënë se seanca e Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet sot për verdiktin e Gjykatës, Speciale, duhet që partitë politike të dalin...

Më shumëDetails

Zhduket një femër në Ferizaj

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
28/09/2026 - 09:38

Një femër nga Ferizaj është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës. Sipas policisë, më 27 shtator 2026 është raportuar se viktima femër kosovare, që nga 23 shtatori...

Më shumëDetails

Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam se si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kongresisti amerikan uron Kurtin, ju bën thirrje partive për zgjedhjen e presidentit
28/09/2026 - 09:27

Kongresisti amerikan George Latimer ka bërë të ditur se është takuar në New York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin thotë se ka diskutuar për...

Më shumëDetails

Arben Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë

Arben Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë
28/09/2026 - 09:11

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka shpjeguar ndryshimet që partia e tij kërkon të bëjë në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, nisma synon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë