Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial

28/09/2026 - 12:24
në Lajme
A A
Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen në krye të qeverisë së re.

Rudolph shkruan se “Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të kahershme”.

“Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2008, partneriteti ynë është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Gjermania e vlerëson shumë Kosovën si një partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe një të ardhme evropiane për rajonin”, thuhet në letër.

Ambasadori gjerman i kujton Kurtit aty se ka “detyra të rëndësishme përpara”.

“Detyra të rëndësishme ju presin juve dhe qeverisë suaj. Për Gjermaninë, përkushtimi i Kosovës ndaj integrimit në BE është një shtyllë e bashkëpunimit tonë. Politika e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor mbetet e përqendruar në zgjerimin e BE-së”.

Rudolph ia përmend edhe dialogun me Serbinë si “esencial” për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja për normalizimin me Serbinë mbetet esencial për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, shpresoj që ju dhe qeveria juaj do të angazhoheni për rifillimin e tij të shpejtë dhe do të punoni drejt marrëveshjeve praktike, reciprokisht respektuese dhe të qëndrueshme, pasi përparimi në këtë drejtim do të jetë i rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të perspektivës evropiane të Kosovës”, shkruan ambasadori në letrën që mban datën 25 shtator.

“Pres me shumë kënaqësi të punoj me ju dhe qeverinë tuaj për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të mbështetur përparimin e Kosovës në këto fusha jetike”, thuhet në fund të letrës.

Këtë letër urimi e publikoi Qeveria e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani pas miratimit të deklaratës: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin

Ramadani pas miratimit të deklaratës: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin
28/09/2026 - 13:26

Pas miratimit të deklaratës së harmonizuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti Burim Ramadani, ka reaguar duke e lidhur këtë zhvillim me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ramadani ka...

Më shumëDetails

PDK pas miratimit të deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

PDK pas miratimit të deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
28/09/2026 - 13:19

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota
28/09/2026 - 13:10

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, pasi mori 95 vota të deputetëve në seancën plenare. Çitaku u votua në...

Më shumëDetails

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, në mbrojtje të UÇK-së

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, në mbrojtje të UÇK-së
28/09/2026 - 13:04

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Deklarata u miratua me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Votimi...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales

Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales
28/09/2026 - 12:50

Kryetari i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku ka thënë se është arritur dakordim mes subjekteve politike lidhur me deklaratën për vendimin e Gjykatës Speciale. Diskutimet janë zhvilluar...

Më shumëDetails

Këta janë deputetët e rinj të VV’së, që do t’i zëvendësojnë anëtarët e qeverisë

Këta janë deputetët e rinj të VV’së, që do t’i zëvendësojnë anëtarët e qeverisë
28/09/2026 - 12:50

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të hënën, në kuadër të ndryshimeve në përbërjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, janë bërë të ditur emrat e deputetëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë