Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK pas miratimit të deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

28/09/2026 - 13:19
në Lajme
A A
PDK pas miratimit të deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një reagim pas votimit, PDK-ja ka falënderuar grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Sipas PDK-së, me këtë deklaratë Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij për, siç thotë partia, mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit, të cilin PDK-ja e vlerëson si të padrejtë.

“Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që tash të procedohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i propozuar nga kjo parti.

“Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”, ka deklaruar PDK-ja.

Sipas kësaj partie, deklarata përfaqëson qëndrimin e Kuvendit, ndërsa miratimi i ndryshimeve ligjore do të ishte “hapi i radhës” për t’iu dhënë përgjigje institucionale kërkesave të saj.

“PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj”, thuhet më tej në reagim. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Kuvendi foli me një zë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
28/09/2026 - 14:15

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup...

Më shumëDetails

U arrestuan dje – Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 9 të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Arrestohet R.D., dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë
28/09/2026 - 13:52

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave, të cilët dyshohen...

Më shumëDetails

Tahiri: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen

Tahiri: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen
28/09/2026 - 13:46

Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që sa më shpejt, Qeveria e Kosovës ta sjellë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në...

Më shumëDetails

Deputeti Geci i VV’së nuk i voton as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun

Deputeti Geci i VV’së nuk i voton as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun
28/09/2026 - 13:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nuk ka votuar as Deklaratën e përbashkët për Gjykatën Speciale dhe as Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit. Para hyrjes në seancë,...

Më shumëDetails

Ramadani pas miratimit të deklaratës: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin

Ramadani pas miratimit të deklaratës: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin
28/09/2026 - 13:26

Pas miratimit të deklaratës së harmonizuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti Burim Ramadani, ka reaguar duke e lidhur këtë zhvillim me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ramadani ka...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota
28/09/2026 - 13:10

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, pasi mori 95 vota të deputetëve në seancën plenare. Çitaku u votua në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë