Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja

28/09/2026 - 20:15
në Lajme
A A
Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ligjëruesi i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi, ka folur për afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.Duke folur për situatën pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kabashi ka thënë se për momentin dihen vetëm konkluzionet e vendimit, ndërsa arsyetimi i plotë ende nuk është bërë publik.

“Gjykata Kushtetuese, që e bëri një njoftim rreth aktgjykimit të fundit, të cilin e proklamoi në uebfaqen e saj, konstatoi disa gjëra. Njëra ndër to ishte që Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas afatit. Deri më tani nuk e dimë formën e arsyetimit, por kemi vetëm formën e konkluzionit”, ka deklaruar Kabashi.Sipas tij, një nga pjesët më të rëndësishme të konkluzionit të Gjykatës Kushtetuese lidhet me afatin për zgjedhjen e presidentit në rast se posti i presidentit mbetet vakant.

“Me interesante se Gjykata ka konstatuar se kalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, që parashihet në nenin 66, paragrafi 1 i Kushtetutës, ka për pasojë edhe rrjedhjen e afatit për postin e presidentit. Në rastin kur posti i presidentit është vakant”, ka thënë ai.Kabashi ka vlerësuar se në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka bërë një interpretim ndryshe nga ai i dhënë në aktgjykimin e 26 marsit të këtij viti.
“Pika më interesante është se Gjykata Kushtetuese e bën një lloj diskrecioni prej aktgjykimit të datës 26 mars të këtij viti. Në rast se nuk ka Kuvend të konstituohet dhe i mbaron mandati presidentit, duhet me llogarit prej ditës kur fillon të konstituohet Kuvendi. Atëherë data ka qenë 11 shkurt”, ka deklaruar Kabashi.
Ndërkaq, sipas tij, në rastin aktual Gjykata Kushtetuese ka marrë si pikënisje një datë tjetër.
“Ndërkaq, në këtë rast e ka marrë për bazë datën e certifikimit të zgjedhjeve dhe ka thënë kështu: nëse më 8 gusht janë certifikuar zgjedhjet, atëherë sipas Kushtetutës ka pasur afat të konstituohet dhe ai afat duhet të rrjedhë prej asaj dite”, ka shpjeguar ai.Sipas llogaritjes, 6 tetori paraqet afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit.

“Data 6 tetor është data e fundit për zgjedhjen e presidentit. Pas 6 tetorit llogaritet shkuarja në zgjedhje. E diela e fundit e afatit 45-ditor. Nëse bëhen përgatitjet, mund të organizohen zgjedhjet”, ka thënë Kabashi.Kabashi, ka folur në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit për rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.
Kabashi ka thënë se nuk do të ishte problem që Gjykata Kushtetuese të sqaronte çështjet që lidhen me zbatimin e Kushtetutës, por, sipas tij, do të ishte e gabuar nëse ajo do të përcaktonte pasoja që nuk janë të parapara në aktin më të lartë juridik të vendit.“Nuk është gabim, por do të ishte gabim po të përcaktoheshin pasojat nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte rolin e shkruesit të Kushtetutës, të legjislatorit. Gjykata Kushtetuese ka për obligim vetëm ta interpretojë Kushtetutën”, ka deklaruar Kabashi.
Sipas tij, interpretimi i dispozitave kushtetuese duhet të bëhet brenda kompetencave që i janë dhënë Gjykatës Kushtetuese, pa kaluar në krijimin e rregullave të reja juridike./Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Nata e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit

Nata e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit
28/09/2026 - 21:03

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, me natën e saj të 13-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aktori Kushtrim Sheremeti do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim....

Më shumëDetails

Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

28/09/2026 - 20:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ishte e rëndësishme që Kuvendi të shprehte qëndrimin e tij përmes një...

Më shumëDetails

Pllashniku tregon kërkesën e tij për tu futur në burg me Thaçin dhe të tjerët

Pllashniku tregon kërkesën e tij për tu futur në burg me Thaçin dhe të tjerët
28/09/2026 - 20:39

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka kërkuar publikisht ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova. Duke folur në Kosova Live, Pllashniku...

Më shumëDetails

Brohorimat për Mlladiq në ndeshjen Holandë-Serbi, Avokati i Hashim Thaçit ironizon: Holandezët kësaj herë qëndruan dhe fituan

Brohorimat për Mlladiq në ndeshjen Holandë-Serbi, Avokati i Hashim Thaçit ironizon: Holandezët kësaj herë qëndruan dhe fituan
28/09/2026 - 20:26

Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit ka shkruar në “X” për ndeshjen Holandë -Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiq. Misetic ka thënë se...

Më shumëDetails

Propozimi i Kamishit: Smith dhe Trëndafilova do të duhej të shpalleshin “non grata” në Kosovë

Haxhiu kritikon Qeverinë Kurti: Fakturat e freyra të energjisë elektrike kanë një prapavi-funksionalizimin e Elektroseverit në veri
28/09/2026 - 19:57

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se Gjykatësi Çarls L. Smith dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova,...

Më shumëDetails

VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

Remi: KFOR dhe EULEX të inspektojnë menjëherë manastiret serbe në Kosovë për t’i çliruar nga armët dhe bandat terroriste
28/09/2026 - 19:35

Ish-komandanti i UÇK-së dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje publike për arritjen e një marrëveshjeje të madhe politike dhe formimin e një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • PDK e quan fyes dhe me prapavijë politike kronikën e RTK’së, kërkon korrigjim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë