Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka kërkuar publikisht ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Duke folur në Kosova Live, Pllashniku ka thënë se kërkesën ia ka drejtuar Donika Gërvallës, me qëllim që të ndihmohet në realizimin e këtij takimi.
Ai ka bërë të ditur se arsyeja e kërkesës lidhet me indinjatën e tij ndaj aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka përsëritur edhe kërkesën për t’u futur në burg.
“Jam duke i përgatitur letrat për të hyrë në burg”, ka thënë Pllashniku.
Duke thënë se këtë kërkesë e ka për tu solidarizuar me 4-shen e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.













