Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sheremeti: Ai verdikt nuk ishte në emrin tonë, duhet të bëhemi bashkë

28/09/2026 - 23:03
në Lajme
A A
Sheremeti: Ai verdikt nuk ishte në emrin tonë, duhet të bëhemi bashkë

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktori Kushtrim Sheremeti ka mbajtur një fjalim në protestë në natën e 13-të e cila po mbahet për ta kundërshtuar aktgjykimin të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka kritikuar përmbajtjen e vendimit dhe duke bërë thirrje për bashkim në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, raporton Ekonomia Online.

Sheremeti ka thënë se vendimi, sipas tij, nuk e ka trajtuar në mënyrë objektive kontekstin e luftës dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar roli i Serbisë.

“Dhe duke qenë të bindur se të qenit i lirë i heronjve tanë, çlirimtarëve, udhëheqësve të Luftës Çlirimtare dhe themeluesve të shtetit të Kosovës ishte i padrejtë, i paligjshëm, i pambrojtshëm dhe i ndikuar. Imagjinoni, motra dhe vëllezër, disa gjyqtarë xhahilë, në vendimin e tyre, ndër të tjera, pa pikë turpi thanë: “Nuk e kemi parë të udhës ta gjykojmë objektivisht se kjo është për pavarësinë e Kosovës, por si një objektiv kriminal dhe i paligjshëm në vete.” Dhe po ashtu, në të gjitha faqe-mëse-faqet e gjykimit nuk përmendet asgjë kundër Serbisë si pushtuese. Pra, gjyqtarët që paguhen me ligjet e Kosovës e bëjnë një veprim të tillë të paimagjinueshëm. Si do t’ju tregojmë ne, si mund ta cilësojmë këtë gjyqësi të re, si mbrojtëse të viktimave, si të paanshme dhe profesionale, kur ajo dështon në testin e saj kryesor, duke mos e konsideruar Serbinë si pushtuese dhe pavarësinë e Kosovës si legjitime, duke prekur kështu thellësisht luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe indirekt edhe pavarësinë e Kosovës?”, tha Sheremeti.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu faktin që vendimi është dhënë në emër të popullit të Kosovës, duke bërë thirrje që qytetarët të shprehin kundërshtimin e tyre.

“E për turpin e tyre, këta gjyqtarë xhahilë, cinikë, verdiktin e dhanë në emër të popullit të Kosovës. Por ne nga këtu u thejme atyre dhe të gjithëve se ai verdikt nuk ishte në emrin tonë! Nuk ishte në emër të familjeve tona! As të sakrificës sonë! As të mundit tonë! As të dëshmorëve tanë! As të mijëra burrave, grave e fëmijëve të vrarë! Prandaj thirrni: Jo në emrin tim! Jo në emrin tim! Zonja dhe zotërinj, Liria ka emër. Liria ka emër heronjsh. E heronjtë nuk janë njerëz të jashtëzakonshëm. Ata janë njerëz të zakonshëm. Veprat e tyre janë të jashtëzakonshme, prandaj ata janë heronj”, u shpreh ai.

Në pjesën tjetër të fjalimit, Sheremeti ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, ndërsa ka theksuar se dallimet politike nuk duhet, sipas tij, të pengojnë bashkimin rreth asaj që e konsideron të shenjtë për Kosovën.

“E të tillë ishin edhe Presidenti Thaçi, edhe Kadri Veseli, edhe Rexhep Selimi, edhe Jakup Krasniqi, edhe fëmijët e Drenicës, edhe Pjetër Shala, edhe çdo shok e shoqe e tyre që kapën pushkën për liri. E ne jemi sot të lirë pikërisht falë tyre dhe luftës së tyre. E meqë jemi të lirë, ne kemi të drejtën të mendojmë ndryshe dhe të mos pajtohemi ndryshe. Kemi të drejtë të votojmë ndryshe. Kemi të drejtë të mos kemi përputhje politike. Por askush nga ne nuk ka të drejtë, kur gjendemi në këtë situatë, kur na preket e shenjta jonë, të refuzojmë të jemi bashkë! Prandaj sot, e shfrytëzoj rastin që në emër të të gjithë juve t’ju ftoj të gjithëve që të bëhemi bashkë. Bashkë për lirinë tonë! Për UÇK-në tonë! Për fëmijët tanë, për të ardhmen e familjeve tona! Për shtetin tonë, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha në fund ai.

JU REKOMANDOJMË

Syla: Kurti po i frikësohet protestave për ish-krerët e UÇK-së

Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit
28/09/2026 - 22:41

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se duhet të votohet ndryshim-ligji i Gjykatës Speciale. Ai tha se nuk është ide e mirë që të zhbëhet...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon rrugë më radikale: Ndryshimi i ligjit të Speciales nuk sjell asgjë, unë jam për ta zhbërë krejtësisht

Baton Haxhiu: Në maj zbatohet Asociacioni, do të dërgohet pastaj në Gjykatë Kushtetuese
28/09/2026 - 22:29

Analisti Baton Haxhiu tha se është për zhbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale sepse sipas tij shkalla e Apelit “është problematik”. Haxhiu në Pressing në T7, tha: “Mendoj...

Më shumëDetails

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu skeptike për letrën drejtuar ministres serbe të drejtësisë
28/09/2026 - 22:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar...

Më shumëDetails

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, Gara: Nuk janë nga gërmimet në veri

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, Gara: Nuk janë nga gërmimet në veri
28/09/2026 - 22:10

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Gara ka deklaruar për RTK-në se mbetjet e...

Më shumëDetails

Gjini: Dështuam të tregojmë se gjasat janë reale që Serbia ka kryer trafikim organesh

28/09/2026 - 21:54

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se Kosova duhet të përballet më fuqishëm me narrativat që, sipas tij, janë ndërtuar nga Serbia për ta dëmtuar imazhin e...

Më shumëDetails

Qytetarët mblidhen në shesh në natën e 13 të protestës kundër aktgjykimit të Speciales

Qytetarët mblidhen në shesh në natën e 13 të protestës kundër aktgjykimit të Speciales
28/09/2026 - 21:25

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër verdikit të Gjykatës Speciale që dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë