Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se nuk duhet të ushtrohet presion ndaj partisë së tij kur ajo ka qenë ndër kundërshtarët më konsistente kundër themelimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në Kosova Live në T7, Rrustemi thotë se argumentet e dhëna nga Vetëvendosje “fatkeqësisht” janë konfirmuar me shpalljen e aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së.
“Nuk ka pse të ushtrohet presion ndaj Vetëvendosjes sepse është subjekti i vetëm politik ose le të themi më konsistenti në raport me këto tema. Vetëvendosja është pala e cila në mënyrë konsistente jo vetëm që ka kundërshtuar, por edhe ka prodhuar edhe argumente edhe politike edhe juridike, të cilat fatkeqësisht janë konfirmuar nga aktgjykimi”.
Deklarata e Rrustemit vjen pas thirrjeve të shtuara nga Partia Demokratike e Kosovës për të kaluar në Kuvend një projektligj që synon plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë./Express/












