Në një intervistë për Fox News të hënën, Rubio tha se rasti lidhet me kërcënimet ndaj interesave amerikane në mbarë botën, duke përmendur në veçanti Iranin, raporton BBC.
“Po përballemi me elementë në botë dhe, në rastin e Iranit, për shembull, me njerëz që kanë kërcënuar hapur se do të sulmojnë interesat amerikane në mbarë botën”, deklaroi Rubio.
Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit nuk paraqiti prova apo detaje konkrete që do të vërtetonin përfshirjen e Iranit apo të ndonjë shteti tjetër në incident. Teherani ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje.
Si masë sigurie, dhjetëra banesa në zonën përreth u evakuuan në orët e para të së dielës.
Pesë persona, të gjithë shtetas britanikë në të 20-at, u arrestuan nën dyshimin për vepra të lidhura me terrorizmin. Ata më pas u liruan me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.













