Një deklaratë e rëndë, me përmbajtje seksiste ndaj grave, dyshohet se është bërë nga një punëtor i kompanisë “Hej Taxi” gjatë një komunikimi me një shtetas amerikan, i cili kishte kërkuar një shofere grua për shoqen e tij.
Rasti, sipas informacioneve që ka siguruar Klan Kosova, ka ndodhur mes 21-22 shtatorit rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur ai kishte kërkuar nga “Hej Taxi” që shoqja e tij të transportohej nga Aeroporti me një shofere grua, pasi, siç kishte shpjeguar, ajo ndihej e pasigurt të udhëtonte e vetme me një shofer burrë.
Por, në vend të një zgjidhjeje për kërkesën e tij, komunikimi me një nga bazistët e kompanisë, sipas dëshmive që posedon redaksia, përfundoi me një koment të rëbbdë.
Punonjësi i kësaj kompanie dyshohet se ka thënë se, nëse femrat do të punonin në atë orë, ai vetë do të dilte në anën e pasagjerit për “t’ua gjuajtur” (Just to hit them).
Nga kjo kompani fillimisht kanë thënë se po e trajtojnë rastin me seriozitet, por që na bazë të veprimeve që kanë ndërmarrë, s’kanë gjetur gjuhë të papërshtatshme.
“Fillimisht ju falenderojme per adresimin e ankeses, te cilat i marrim me shume seriozitet, ne menyre qe te ofrojme sherbimin sa me te mire per te gjithe klientet tane.
Ne lidhje me ankesen e cila ju ka arritur ne redaksine tuaj, sa i perket sjelljes e pretenduar te punetorit te kompanise tone ndaj klientit, ju njoftojme se çeshtja eshte marre me serioizitet dhe po trajtohet, mirepo ne databazen tone nuk kemi gjetur ndonje bisede te papershtatshme te ndonje bazisti me klient, sipas dates 22.09.2026 ne te cilen pretendohet se ka ndodhur ajo sjellje.”
Megjithatë, ata kanë kërkuar dëshminë që posedon redaksia, e cila i është përcjellur.
Pas verifikimit, nga kompania kanë bërë me dije se punëtori në fjalë është suspednuar nga puna.
Në përgjigjen e tyre thuhet se i njëjti ka deklaruar se “nuk ka pasur qëllim të keq”.
“Ju njoftojme se ne baze te deshmise qe keni derguar, e kemi identifikuar operatorin/punonjesin tone i cili ka qene ne ndrrim ate nate, i cili edhe perkunder deklarimit te tij se nuk ka pase qellim te keq, eshte suspenduar nga puna.
Nese keni kontakt me ankuesin, ju lutemi ia percjellni kerkimfaljen tone te sinqerte, njekohesisht me kete rast ju njoftojme se kemi ndermarre hapa konkret, ne lidhje me situaten e pakendshme.
Edhe nje here ju falenderojme qe keni adresuar ankesen, duke pase parasyshe qe synimi yne eshte qe te ofrojme sherbim cilesor per cdo klient dhe te evitohen raste te tilla qe potencialisht mund te ndodhin.”















