Në emisionin DPT te Fidani ajo deklaroi se grupi parlamentar i PDK-së nuk do të pranojë që në seancë të trajtohet asnjë çështje tjetër pa u sjellë dhe diskutuar ligji për Dhomat e Specializuara.
“Asnjë deputet i yni nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin që ne e kemi kërkuar, është iniciativë që i përgjigjet nevojës që sot e ka Kosova. Po flasim për një ligj, kemi folur, ka folur zotëri Hamza për financim, për mbështetje të krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor. Kemi pritur që së paku qeveria në raste si kjo nuk e dëshmon vetëm me një deklaratë vullnetin e saj politik, por kur cenohen themelet e shtetit, një qeveri normale do duhej të sillej jo vetëm me seriozitet, të dëshmonte gjithë mbështetjen. Prioriteti kryesor i Kosovës sot është vendimi që e ka atakuar shtetin e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.
Deputetja e opozitës hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se procedurat e stërzgjatura dhe arsyetimet për mendime të ekspertëve shërbejnë vetëm për të tejkaluar afatin e 6 tetorit.












