Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qelaj për Specialen: Caktimi i panelit ngre shqetësim në këtë fazë

30/09/2026 - 10:04
në Lajme
A A
Qelaj për Specialen: Caktimi i panelit ngre shqetësim në këtë fazë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësim lidhur me mënyrën e caktimit të paneleve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Qelaj ka thënë se caktimi i panelit me vendim autonom të kryetares, pa kontroll apo kritere të përcaktuara, ngre pikëpyetje për garantimin e pavarësisë së procesit.

“Caktimi i panelit ngre një shqetësim në këtë fazë. Paneli caktohet me vendim autonom të kryetares, pa iu nënshtruar asnjë kontrolli apo kriteri që e bën të besueshëm dhe garanton se nuk ka ndikime apo ndërhyrje”, ka deklaruar Qelaj.

Ai ka theksuar se këtë shqetësim e ka ngritur edhe më herët, ndërsa sipas tij, një çështje e tillë është evidentuar edhe në një raport të palës britanike.

Qelaj ka ngritur shqetësime edhe për rolin e kryetares së Dhomave të Specializuara, duke thënë se ajo ka qenë pjesë e takimeve ku është diskutuar për dënimin e të dyshuarve para nisjes së procedurave gjyqësore.

“Edhe më shqetësuese e bën faktin që kryetarja është protagoniste e takimeve ku flitet për dënimin e të dyshuarve, akoma pa nisur procedura, duke aluduar në dënime të përjetshme”, ka thënë ai

Në fund, Avokati i Popullit ka bërë thirrje që Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian të reagojnë lidhur me këto shqetësime.

“Prandaj, është koha që vetë Këshilli i Evropës dhe BE-ja të reagojnë. Përndryshe, kjo çështje po rrëshqet nga respektimi i standardeve minimale dhe po shndërrohet në një proces që as përafërsisht nuk garanton respektimin e të drejtave themelore, e aq më pak një proces të drejtë gjyqësor”, ka deklaruar Qelaj. /Gazeta10

JU REKOMANDOJMË

Kurti mbështet deklaratën e përbashkët kundër aktgjykimit në Hagë: Do të bëjmë çfarëdo që dimë dhe mundemi për korrigjimin e aktgjykimit

Kurti mbështet deklaratën e përbashkët kundër aktgjykimit në Hagë: Do të bëjmë çfarëdo që dimë dhe mundemi për korrigjimin e aktgjykimit
30/09/2026 - 11:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur votimin e deklaratës së miratuar të hënën në Kuvendin e Kosovës kundër Gjykatës Speciale. Kurti ka thënë se do të bëjë...

Më shumëDetails

MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash
30/09/2026 - 11:01

Kryeasamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka publikuar vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila e cilëson si të paligjshëm vendimin...

Më shumëDetails

Hoxhaj për Thaçin: Partner i Perëndimit në Rambuje dhe më 2008, sot qëndron në burg me thashetheme

Hoxhaj për Thaçin: Partner i Perëndimit në Rambuje dhe më 2008, sot qëndron në burg me thashetheme
30/09/2026 - 10:56

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nje partner i Perëndimit, siç ka qenë Hashim Thaçi në Rambuje, e në pavarësimin e Kosovës në vitin 2008, sot...

Më shumëDetails

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë – zgjedhjet janë të panevojshme

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë – zgjedhjet janë të panevojshme
30/09/2026 - 10:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një marrëveshje të re politike për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi ndodhet përpara një situate urgjente pas...

Më shumëDetails

Gruda: E pandershme t’i thuhet PDK-së, “nëse do ndryshime për Specialen, a i ke votat për president”?

Gruda: E pandershme t’i thuhet PDK-së, “nëse do ndryshime për Specialen, a i ke votat për president”?
30/09/2026 - 10:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka cilësuar si të pandershme qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kërkesës për ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara

Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara
30/09/2026 - 10:19

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet se pse nuk është futur në rend dite në mbledhje të qeverise projektligji për plotësim- ndryshimet për Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë