Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

30/09/2026 - 11:01
në Lajme
A A
MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeasamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka publikuar vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila e cilëson si të paligjshëm vendimin e Përparim Ramës që Tullorja t’i jepet për shfrytëzim për 50 vite kompanisë kompania “BGC SH.P.K.”, prapa së cilës qëndron Blerim Gërbeshi, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për shpëlarje parash.

Sveçla me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka publikuar të pjesshëm vendimit, ku specifikohet vetëm pjesa që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, shkruan Insajderi.

“Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me normat ligjore që rregullojnë këtë fushë. Tulltorja mbetet në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës. Ftojmë Kryetarin e Kryeqytetit të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës”, ka deklaruar Sveçla.

Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar dhënien në shfrytëzim 50-vjeçar të kompleksit “Tulltorja” te kompania “BGC SH.P.K.”, prapa së cilës qëndron Blerim Gërbeshi, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për shpëlarje parash. Vendimi u përcoll me tensione e protesta me pranga nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas marrëveshjes së negociuar ndërmjet Komunës së Prishtinës, e përfaqësuar nga Kryetari Përparim Rama, dhe investitorit “BGC SH.P.K.”, kompleksi prej 42,000 m² do të jepet në shfrytëzim për një periudhë 50-vjeçare.

Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë:

Vlera e investimit: Në fazën e parë 5-vjeçare, investimi parashikohet të jetë deri në 10,000,000.00 €, ndërsa në fazat e dyta dhe të treta mund të arrijë deri në 20,000,000.00 €.

Destinimi i kompleksit: Hapësira do të shfrytëzohet për veprimtari afariste, kulturore, administrative, shërbime, gastronomi, aktivitete kreative dhe ekonomike. Përdorimi rezidencial (banimi) është i ndaluar, ndërsa elementet e trashëgimisë industriale obligohen të ruhen.

Afatet e punimeve: Punimet e renovimit të objekteve ekzistuese (përforcimi konstruktiv, fasadat, instalimet elektrike, hidraulike, ngrohja/klimatizimi, efikasiteti energjetik) do të zgjasin 9 muaj nga fillimi i punimeve. Ndërtimi i objekteve të reja duhet të përfundojë brenda 36 muajve pas renovimit.

Fitimi i Komunës: Investitori obligohet t’i paguajë Komunës së Prishtinës 15% të të gjitha të hyrave bruto/qarkullimit të projektit (nga qiratë e hapësirave, sallave, parkingjeve, oborreve dhe reklamave) me raportim dhe pagesë çdo 3 muaj. Çmimet e qirasë do të përcaktohen nga një trupë e përbashkët drejtuese/mbikëqyrëse.

Financimi dhe mirëmbajtja: Investitori mbulon 100% të shpenzimeve për projektim, ndërtim, mbikëqyrje, infrastrukturë përcjellëse dhe mirëmbajtje operative gjatë gjithë periudhës 50-vjeçare.

Pronësia finale: Pas përfundimit apo shkëputjes së kontratës, Komuna e Prishtinës fiton pronësinë e plotë mbi 100% të kompleksit (objektet e renovuara, ndërtesat e reja, infrastrukturën dhe pajisjet) pa asnjë kompensim shtesë dhe të liruar nga çdo barrë financiare apo juridike.

Kush është Blerim Gërbeshi?

Edhe pse projekti prezantohet si një hap i madh zhvillimor, lidhja e kësaj marrëveshjeje ngre pyetje të mëdha etike dhe ligjore.

Sipas të dhënave nga historiku i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) për Blerim Gërbeshin, ai figuron me rol si pronar/aksionar dhe drejtor/agjent i regjistruar në periudha të ndryshme në kompaninë “BGC SH.P.K.”

Burime të Gazetës Insajderi konfirmojnë se ai vazhdon të jetë pronar/aksionar prapa kësaj kompanie.

Gërbeshi nuk është emër i panjohur për drejtësinë kosovare:

Në qershor të vitit 2023, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj tij dhe dy të akuzuarve të tjerë (Mirsad Popova dhe Arjan Ibriqi) për veprën penale “shpëlarje e parave”.

Vendimi u mor nga gjykatësja Shadije Gërguri, pas një marrëveshjeje për pranim fajësie të lidhur me Prokurorinë Speciale.

Blerim Gërbeshit i u shqiptua një dënim unik prej 2 vite burgim me kusht (me periudhë verifikimi 3 vjeçare) si dhe 15,000 euro gjobë.

JU REKOMANDOJMË

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen
30/09/2026 - 12:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për kushtëzimin e bisedimeve për zgjedhjen e presidentit me miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara,...

Më shumëDetails

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
30/09/2026 - 11:51

Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë dhe gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja...

Më shumëDetails

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen
30/09/2026 - 11:39

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ka kritikuar të njëjtën pasi në rënd të ditës nuk është përfshirë Projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit...

Më shumëDetails

PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media
30/09/2026 - 11:27

Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Konferenca fillon nga ora 11:30. Nuk dihet arsyeja e konferencës.

Më shumëDetails

Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat

Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat
30/09/2026 - 11:24

Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një virus të panjohur më parë, i cili transmetohet nga rriqrat dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin. Zbulimi mund të shpjegojë një...

Më shumëDetails

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
30/09/2026 - 11:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën e tij disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në kuadër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë