Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti mbështet deklaratën e përbashkët kundër aktgjykimit në Hagë: Do të bëjmë çfarëdo që dimë dhe mundemi për korrigjimin e aktgjykimit

30/09/2026 - 11:05
në Lajme
A A
Kurti mbështet deklaratën e përbashkët kundër aktgjykimit në Hagë: Do të bëjmë çfarëdo që dimë dhe mundemi për korrigjimin e aktgjykimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur votimin e deklaratës së miratuar të hënën në Kuvendin e Kosovës kundër Gjykatës Speciale.

Kurti ka thënë se do të bëjë “çfarëdo që mundet dhe dinë” për korrigjimin e aktgjykimit të 16 shtatorit, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

“Të dielën kam zhvilluar takime të ndara me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta në raport me aktgjykimin e padrejtë të 16 shtatorit”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka cilësuar deklaratën e miratuar me 99 vota për si “hapin e parë të përbashkët” dhe si shprehje të vullnetit të popullit.

“Mirëpres dhe përshëndes këtë hap fillestar, ndërsa thërras për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet subjekteve politike parlamentare për këtë çështje të interesit shtetëror, duke bashkërenduar me kujdes veprimet me ekipet mbrojtëse sikurse edhe me ekspertë të fushës që të mos gjendemi në situata ku vendimet tona do të mund të përdoreshin si rëndesë ose dëm të katërshes Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi”.

Kryeministri ka theksuar se do të angazhohet së bashku me partitë politike për të ndërmarrë veprime lidhur me aktgjykimin.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës do të bëjmë gjithfarë që dimë e mundemi, me kolegët nga Qeveria dhe jo vetëm, për korrigjimin e këtij aktgjykimi kur të vijë apeli dhe drejt tij”, është shprehur ai.

Kurti ka folur edhe për situatën e krijuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si urgjente dhe që kërkon veprim të përbashkët.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel dhe u braktis”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe afatin prej gjashtë ditësh për vendosjen e presidentit të Kosovës.

“Kemi edhe gjashtë ditë të plota për vendosjen e presidentit. Andaj, le të ulemi bashkë”, ka përfunduar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Pushime të copëtuara, orë shtesë pa pagesë dhe shkelje ndaj nënave lehona -çfarë gjeti Inspektorati te “Ujë Rugove”?

Pushime të copëtuara, orë shtesë pa pagesë dhe shkelje ndaj nënave lehona -çfarë gjeti Inspektorati te “Ujë Rugove”?
30/09/2026 - 12:05

Pushime vjetore të copëtuara, punë pa pagesë shtesë gjatë fundjavave e festave, si dhe mosrespektim i të drejtave të nënave që ushqejnë fëmijët me gji. Këto janë disa...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen
30/09/2026 - 12:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për kushtëzimin e bisedimeve për zgjedhjen e presidentit me miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara,...

Më shumëDetails

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
30/09/2026 - 11:51

Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë dhe gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja...

Më shumëDetails

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen
30/09/2026 - 11:39

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ka kritikuar të njëjtën pasi në rënd të ditës nuk është përfshirë Projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit...

Më shumëDetails

PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media
30/09/2026 - 11:27

Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Konferenca fillon nga ora 11:30. Nuk dihet arsyeja e konferencës.

Më shumëDetails

Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat

Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat
30/09/2026 - 11:24

Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një virus të panjohur më parë, i cili transmetohet nga rriqrat dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin. Zbulimi mund të shpjegojë një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë