Ish-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar shqiptarët që të bëhen bashkë më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në protestën kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ju ftoj që të bashkohemi nesër në ora 16:00 në sheshin e kryeqytetit Prishtinë në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haradinaj përmes një video-adresimi të publikuar në Facebook.
Vendimin dënues për udhëheqësit e UÇK-së, ai e konsideroi “të papranueshëm dhe të padrejtë”.
“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës”.
Duke e mbrojtë luftën e drejtë çlirimtare, ai thekson se mbrojmë atdheun.
Protesta e së enjtes është thirrur nga Platforma “Liria ka Emër”.
Që nga 16 shtatori, dita kur shpall aktgjykimi i Speciales ndaj krerëve të UÇK-së, qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht.














